2017
Motra Bingham në Organizatën e Kombeve të Bashkuara
nëntor 2017


Motra Bingham në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Duke folur gjatë një diskutimi në një grup me baza fetare rreth integrimit të refugjatëve, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork-Siti më 13 prill 2017, Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Xhin B. Binghami, shprehu shpresë që organizatat me baza fetare “do të punojnë të gjitha së bashku nëpërmjet mjeteve të vogla e të thjeshta që të përmbushin gjëra të jashtëzakonshme”.

Gjatë raportimit vjetor “Përqendrimi te Besimi Fetar”, Motra Bingham diskutoi përpjekjet humanitare të Kishës ndaj refugjatëve dhe shprehu vlerësim të sinqertë për të gjithë ata që përfshihen në “veprën sfiduese, por thellësisht shpërblyese” të lehtësimit të vuajtjes anembanë botës.

Motra Bingham kohët e fundit ishte kthyer nga një vizitë në terren e organizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF-i) në Uganda, së bashku me Motrën Sheron Iubank, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës dhe drejtoreshë e LDS Charities [Organizatës Bamirëse SHDM]. Motra Iubank mori pjesë gjithashtu në mbledhjen e OKB-së në Nju-Jork-Siti.