2017
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
nëntor 2017


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura, të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i referohet faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Hoze L. Alonso

(119) Nipi i Hoze L. Alonsos vë në dyshim dashurinë e gjyshes së tij për të. Prindërit, djali i të cilëve vdiq në një aksident, e heqin barrën e tyre nëpërmjet faljes.

Nil L. Andersen

(122) Fryma e Shenjtë e ndihmon një vajzë të re të pranojë një propozim për martesë. Rasëll M. Nelsoni e bekon popullin kinez, sepse ai e ndoqi këshillën profetike.

Jan S. Ardern

(117) Një peshkatar merr një dëshmi për Librin e Mormonit kur ishte në det.

M. Rasëll Ballard

(104) Pionierja shenjtore e ditëve të mëvonshme, Xhejn Mening Xhejmsi, qëndron besnike pavarësisht nga sfidat. Stërgjyshërit e M. Rasëll Ballardit shërbejnë me besnikëri për dekada.

Xhin B. Bingham

(85) Xhin B. Binghami e mëson përmendsh dokumentin “Krishti i Gjallë”. Një motër kroate udhëton për në tempull për t’u vulosur me bashkëshortin dhe prindërit e vdekur.

Ted R. Kelister

(107) Një mik i Ted R. Kelisterit kthehet në Kishë pas marrjes së një dëshmie për Kishën dhe Librin e Mormonit.

D. Tod Kristoferson

(36) Një president misioni pendohet dhe e ndryshon zemrën pas një ëndrre.

Kuentin L. Kuk

(51) Hibër C. Kimballi ndërmerr një mision në Angli. Gjatë takimit me Tomas B. Marshin, Jozef Smithi merr si zbulesë seksionin e 112-të të Doktrinës e Besëlidhjeve.

Stenli G. Ellis

(112) Një baba dhe një nënë i forcojnë fëmijët e tyre duke mos i ndihmuar ata financiarisht pas mbarimit të shkollës së mesme.

Sheron Iubank

(6) Një grua e ndryshon drejtimin e familjes së saj duke u penduar. Një zinxhir njerëzor shpëton notarët e rrëmbyer nga një rrymë bregu. Vajzat e reja i dërgojnë sms një vajze që po zhvendosej në lagjen e tyre.

Dejvid F. Evans

(68) I riu Dejvid F. Evans gjen përgjigje ndaj pyetjeve të ungjillit dhe fiton një dëshmi për Librin e Mormonit. Një grua fiton një dëshmi për ordinancat e tempullit.

Henri B. Ajring

(81) Një sekretar i kuorumit të dhjakëve e fton një djalë më pak aktiv për të ardhur në Kishë. Një i ri në moshë madhore lutet që peshkopi Henri B. Ajring të frymëzohet për t’i dhënë atij këshillë. Brigam Jangu dëshmon për thirrjen profetike të Jozef Smithit.

(100) Henri B. Ajringu bekohet për bindjen ndaj këshillës së Presidentit Monson për ta studiuar Librin e Mormonit. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme ndihmojnë viktimat e fatkeqësisë natyrore.

O. Vinsent Halek

(58) Një çift të moshuarish bën sakrifica për t’u bashkuar me Kishën. Një kryetar samoas e hap fshatin e tij për ungjillin. Shenjtorët samoas japin prej “skamjes” së tyre për të ndërtuar një tempull.

Donald L. Hallstrom

(88) Një anëtar i Kishës në Kaliforni i mbijeton rënies nga një shkëmb. Dejvid A. Bednari pyet një të ri nëse ai ka besim “edhe kur nuk shërohet”.

Xhefri R. Holland

(40) Në një tregim nga Leon Tolstoi, një prift i papërkryer e mbron shtegun që ai e ndjek papërsosurisht.

Xhoi D. Xhons

(13) Fryma e Shenjtë u konfirmon tri grave vlerën e tyre hyjnore si bija të Perëndisë.

Soni L. Koh

(110) Soni L. Koh “ndihet një” me një tifoz futbolli brazilian. Babai i Soni L. Kohut vendos “të qëndrojë një” me bashkëshenjtorët, pavarësisht talljes ndaj tij.

Nill F. Mariot

(10) Djemtë e Fillores i tregojnë një anëtari të vetmuar të klasës arsyen përse ai është i veçantë. Nill F. Marioti lutet për ndihmë për të dashur një të afërme “të vështirë”.

Riçard J. Meinis

(75) Riçard J. Meinisi mëson nga babai që kurrë të mos ta cenonte integritetin e tij moral.

Rasëll M. Nelson

(60) Rasëll M. Nelsoni i paraqit një Libër të Mormonit një mbreti të një fisi afrikan. Rasëll M. Nelsoni ndjek këshillën e Presidentit Monson për ta studiuar Librin e Mormonit. Si kirurg, Rasëll M. Nelsoni dëshiron shumë t’u mësojë pjesëtarëve të familjeve në hidhërim se vdekja është pjesë e ekzistencës sonë të pavdekshme.

Boni L. Oskarson

(25) Një vajzë 10 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç kërkojnë mënyra për t’u shërbyer pjesëtarëve të familjes. Një presidente e Shoqatës së Ndihmës merr një mbresë për t’iu shërbyer fqinjëve të saj.

Stiven W. Ouen

(48) Stiven W. Oueni kupton se misionarët e rinj “kanë përjetuar besim deri në pendim”. Një misionar i kthyer punon për ta mbajtur vetveten “në udhën e drejtë”.

Adilson de Paula Parreja

(115) Misionarët i japin mësim familjes Parreja që ata mund të jenë bashkë përgjithmonë. Kur ishte student kolegji, Adilson de Paula Parreja ndjek këshillën profetike për të gjetur bashkëshorte.

Xhon C. Pingri i Riu

(32) Një anëtar i Kishës nga Nepali u shërben refugjatëve nepalezë në Jutë dhe ndihmon për përkthimin e Librit të Mormonit në nepalisht. Fryma e Shenjtë e ndihmon Xhon C. Pingri të Riun të kuptojë qëllimin e “detyrave hyjnore”. Zoti punon nëpërmjet dhuratave shpirtërore dhe sprovave për t’i bekuar fëmijët e Tij.

Ronald A. Rasband

(55) Mbesa e Ronald A. Rasbandit gëzohet nga një takim emocional me vëllanë e saj gjatë misionit të tij. Ronald A. Rasbandi takon një motër misionare në Sheshin e Tempullit, të cilën ai e ndihmoi duke e sjellë në Kishë.

Dejll G. Renland

(64) Dejll G. Renlandi gëzohet për rivendosjen e bekimeve priftërore të një të riu.

Geri E. Stivenson

(44) Shenjtorët festojnë ditëlindjen e Presidentit Monson. Një eklips diellor në Shtetet e Bashkuara magjepsi miliona njerëz.

Diter F. Uhtdorf

(21) Një qen i humbur ecën 3220 km për t’u kthyer në shtëpi. Udhëheqës të hershëm të Kishës bëhen realë për Diter F. Uhtdorfin gjatë një vizite familjare në vendet historike të Kishës.

W. Kristofer Uadell

(94) Pushmet e familjes Uadell nuk realizohen ashtu si ishin planifikuar. Një shenjtor i ditëve të mëvonshme i verbuar gjatë Luftës II Botërore lë pas një trashëgimi besimi, shërbimi dhe mirëbesimi te Zoti.

W. Krejg Zuik

(97) Fryma e Shenjtë e ndihmon W. Krejg Zuikun të kuptojë nevojat e një misionari analfabet. Përqendrimi te Shpëtimtari i një biri përpara vdekjes, e ndihmon familjen e tij të mendojë me gëzim për jetën tjetër. Një bashkëshorte mbushet me dashuri pasi heq dorë nga ndjenjat e saj negative ndaj bashkëshortit të saj.