Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura, të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i referohet faqes së parë të bisedës.
Folësi |
Ngjarja |
Nil L. Andersen |
(83) Duke e perceptuar se Shpëtimtari e njeh vuajtjen e tij, një misionar besnik e kapërcen zhgënjimin ndërsa merr veten nga plagët që pësoi nga bombat e vëna nga terroristët. Pas vdekjes të së bijës, Rasëll M. Nelsoni beson se Jezu Krishti do t’i përdorë çelësat e ringjalljes në emër të të gjithë atyre që ndërrojnë jetë. Rasëll M. Nelsoni u dëshmon anëtarëve në Puerto‑Riko se “ne mund të gjejmë gëzim madje në mes të rrethanave tona më të rënda”. |
Brajën K. Ashton |
(93) Bashkëshortja e Brajën K. Ashtonit arrin ta kuptojë më mirë natyrën e Perëndisë dhe dashurinë e mirënjohjen e Tij për fëmijët e Vet. |
M. Rasëll Ballard |
(71) Pasi përjetoi një dhembje kaq të madhe për vdekjen e pjesëtarëve të familjes dhe miliona njerëzve që ndërruan jetë prej luftës dhe sëmundjeve, Jozef F. Smithi merr “vegimi[n e] shëlbimit të të vdekurve”. |
Stiven R. Bangerter |
(15) Nipërit dhe mbesat e Stiven R. Bangerterit groposin gurë që përfaqësojnë Jezu Krishtin si themelin e një jete të lumtur. Presidenti Rasëll M. Nelson u kujton prindërve përgjegjësinë për t’u dhënë mësim fëmijëve të tyre. Djali i Stiven R. Bangerterit ofron që të ndihmojë prindërit e tij të përgatiten për të shërbyer në një mision. Fryma e Shenjtë e udhërrëfen një burrë në moshë sërish në Kishë dhe te siguria shpirtërore e fëmijërisë së tij. |
Shein M. Bouen |
(80) Kthimi në besim i një burri për në Kishë nëpërmjet fuqisë së Librit të Mormontit i lë shumë mbresa Shein M. Bouenit. |
M. Xhozef Brof |
(12) Në një aventurë në Alaskë të SHBA‑së, M. Xhozef Brofi mëson se me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme. Një president kunji mëson se paqja vjen me faljen nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Nga dëshira e saj për të shërbyer në një mision, vajza e M. Xhozef Brofit i mëson atij të bëjë gjëra të vështira. |
Methju L. Karpenter |
(101) Djali i Methju L. Karpenterit e përfundon misionin e tij kohëplotë pasi shërohet nga ishemia cerebrale. |
D. Tod Kristoferson |
(30) Pavarësisht nga fatkeqësia, katër anëtarë të Kishës qëndrojnë të vendosur në besimin e tyre te Krishti dhe marrin përkrahjen e Tij mbështetëse. |
Kuentin L. Kuk |
(8) Materiali burimor Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet i forcon besimin, dëshminë dhe kuptueshmërinë për ungjillin një familjeje në Brazil. |
Boni H. Kordën |
(74) Një e re dhe një motër më e madhe në moshë krijojnë një marrëdhënie që e bekon jetën e tyre. Boni H. Kordëni dhe shoqja e saj shërbestare krijojnë menjëherë një lidhje [plot] dashuri me një motër që vizitojnë. Një vëlla shërbestar zhvillon një afërsi e mirëbesim me një vëlla, bashkëshortja e të cilit u orvat të vetëvritej. |
Mishel D. Krejg |
(52) Kamila Kimballi i mëson një anëtareje të lagjes që “kurrë [të] mos [e] ndrydh[ë] një mendim bujar”. |
Din M. Dejvis |
(34) Presidenti Gordon B. Hinkli parashikon se ku duhet të ndërtohet Tempulli i Vankuverit në Kolumbinë Britanike. |
Henri B. Ajring |
(58) Henri B. Ajringu pyet veten se si mamaja e tij e gjeti kohën dhe energjinë për të bërë një hartë të udhëtimeve të Apostullit Pal. (90) Henri B. Ajringu mëson t’i trajtojë njerëzit sikur “të je[në] në telash të madh”. Shpëtimtari e mban bashkëshorten e Henri B. Ajringut gjatë telasheve të saj. |
Kristina B. Franko |
(55) Kristina B. Franko mëson se dashuria dhe sakrifica janë përbërësit e fshehtë tek torta me çokollatë e mësueses së saj të Fillores. |
Robert C. Gei |
(97) Fryma e Shenjtë e ndihmon Robert C. Gein që ta shohë motrën e tij më të madhe sikurse Perëndia e sheh atë. Xhejms E. Talmixhi i jep shërbesë një familjeje të prekur nga difteria. |
Xhek N. Xherard |
(107) Pasi Xhek N. Xherardi diagnostikohet me një gjendje të rëndë shëndetësore, ai e sheh jetën nga një këndvështrim i përjetshëm. |
Gerit W. Gong |
(40) Plaku Riçard G. Skot dhe Gerit W. Gongu diskutojnë për besimin ndërsa pikturojnë me bojëra uji një zjarr kampi. Një mbajtës i priftërisë ndihmon një çift më pak aktiv që të kthehet sërish në Kishë. |
Xhefri R. Holland |
(77) Një përgjërim për të dhënë shërbesë nga fëmijët e tij e ndihmon një baba të falë dhe të rikthehet në Kishë, duke i sjellë bekime familjes së tij. |
Xhoi D. Xhons |
(50) Xhoi D. Xhonsi dhe bashkëshorti i saj krijojnë një miqësi afatgjatë me një familje pak aktive pasi mësojnë të shërbejnë nga dashuria për Zotin. |
Rasëll M. Nelson |
(6) Një nëne i pëlqen ta zhvillojë kishën në shtëpinë e saj, sepse bekimi i sakramentit në shtëpi çdo të diel e shtyn bashkëshortin e saj të përdorë një fjalor më të mirë. (68) Rasëll M. Nelsoni gabimisht i drejtohet vetes si nënë. Një bir e falënderon nënën e tij pasi Fryma e Shenjtë e udhërrëfen atë që ta ndërrojë telefonin e tij inteligjent me një telefon me palosje. (87) Benjamin De Hojosi i shpjegon një drejtuesi programi në radio se emri i gjatë i Kishës u zgjodh nga Shpëtimtari. |
Dallin H. Ouks |
(61) Një refugjat të ri në moshë e futin në burg pasi hakmerret ndaj të rinjve që e provokojnë atë. |
Pol B. Pajper |
(43) Një vajzë e re që po përgatitet të pagëzohet, thotë se marrja e emrit të Jezu Krishtit do të thotë: “[Unë] mund të kem Frymën e Shenjtë”. |
Ronald A. Rasband |
(18) Vajza dhe dhëndri i Ronald A. Rasbandit e mposhtin frikën e tyre për të sjellë fëmijë në botë. |
Geri E. Stivenson |
(110) Një anëtar i lagjes ia zgjat dorën shërbestare Karlos A. Godoit, i cili kishte dalë nga udha. Një pronar ferme humbet 200 dele nga grabitqarët. Një qen stani i udhëheq delet e humbura drejt sigurisë. |