2018
Programi Mësimor për Periudhën Tetor–Dhjetor 2018
Nëntor 2018


Programi Mësimor për Periudhën Tetor–Dhjetor 2018

Në vitin 2018, mbledhjet e së dielës për kuorumin e pleqve dhe Shoqatën e Ndihmës ndjekin këtë program mësimor mujor:

E Diela e Parë: Këshillohuni së bashku mbi përgjegjësitë, mundësitë e sfidat vendore dhe bëni plane për të vepruar.

E Diela e Dytë dhe e Tretë: Studioni mesazhe nga konferenca më e fundit e përgjithshme, siç zgjidhen nga anëtarë të presidencës ose, sipas rastit, nga peshkopi ose presidenti i kunjit.

E Diela e Katërt: Diskutoni një temë të veçantë, të zgjedhur nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve. Nga tetori deri në fund të dhjetorit 2019, tema është studimi vetjak dhe familjar i shkrimeve të shenjta.

E Diela e Pestë: Nën drejtimin e peshkopatës.

Shtyp në Letër