2021
Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 191-të
Nëntor 2021


Pjesë të Spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 191-të

Ne ndryshojmë kur i vëmë në jetë të vërtetat e ungjillit që mësojmë. Presidenti Rasëll M. Nelson dha atë mesazh të thjeshtë por kuptimplotë për të hapur dhe mbyllur konferencën e përgjithshme.

“Doktrina e kulluar e Krishtit është e fuqishme”, tha ai gjatë fjalëve të hapjes. “Ajo e ndryshon jetën e kujtdo që e kupton atë dhe kërkon ta zbatojë në jetën e vet.” Ditën më pas, në fjalën e tij të mbylljes, ai tha: “Na është dhënë mirë mësim. … Tani pyetja është: Si do të jemi të ndryshëm për shkak të asaj që kemi dëgjuar dhe ndier?”

Mes shumë mësimeve të rëndësishme të dhëna gjatë kësaj konference të përgjithshme:

  • Ne mësuam se është koha t’i vëmë në jetë masat e jashtëzakonshme për t’i forcuar themelet tona shpirtërore vetjake (shih Presidenti Nelson në faqen 93).

  • Ne mësuam rreth rëndësisë së dishepullimit si dhe thjeshtësisë së tij (shih Presidenti M. Rasëll Ballard në faqen 51, Plaku Diter F. Uhtdorf në faqen 77 dhe Plaku Geri E. Stivenson në faqen 47).

  • Ne mësuam se përse kemi nevojë për Kishën dhe se mund të bëjmë shumë për t’i bekuar të tjerët kur punojmë së bashku (shih Presidenti Dallin H. Ouks në faqen 54, Peshkopi L. Tod Baxh në faqen 100, Boni H. Kordën në faqen 10 dhe Sheron Iubank në faqen 53).

  • Ne mësuam se duke e dashur Perëndinë mund të marrim ndihmë për t’i mposhtur ndarjet që na mbajnë larg nga të bërit një (shih Plaku Xhefri R. Holland në faqen 8, Plaku D. Tod Kristoferson në faqen 16 dhe Plaku Dejll G. Renland në faqen 83).

  • Ne mësuam se mund të ftojmë zbulesë në jetën tonë duke ia nënshtruar vullnetin tonë vullnetit të Zotit dhe se pasja e pyetjeve dhe bërja e atyre për të cilat nuk kemi përgjigje, është e pranueshme (shih Presidenti Henri B. Ajring në faqen 74, Kamill N. Xhonson në faqen 80 dhe Suzën H. Porter në faqen 33).

Çfarë dëgjuat? Çfarë ndiet? Si do t’i zbatoni në jetën tuaj të vërtetën e kulluar, doktrinën e kulluar dhe zbulesën e kulluar që do t’i gjeni ndërsa vazhdoni t’i studioni mesazhet e konferencës së përgjithshme?