2021
Kisha Ofron Ndihmë dhe Lehtësim
Nëntor 2021


Kisha Ofron Ndihmë dhe Lehtësim

Në kohë krize dhe kudo në botë ku ka nevojë për ndihmë, Kisha vazhdon të bëjë gjithçka mundet për të ofruar ndihmë dhe lehtësim, shpesh duke bashkëpunuar me organizata të tjera bamirëse dhe agjenci joqeveritare. Gjatë gjashtë muajve të kaluar, Latter-Day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], krahu humanitar i Kishës, ka ofruar përkrahje me qëllim që:

  • T’i krijojë mundësinë një organizate jofitimprurëse të instalojë ujë të rrjedhshëm në shtëpitë në zonat e largëta të Navaho Neishënit në Nju-Meksiko, Arizonë dhe Jutë, SHBA.

  • Të shpërndajë përafërsisht 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 te popullatat e rrezikuara në 121 vende dhe territore.

  • Të sigurojë furnizime me ndihma për refugjatët etiopianë që jetojnë në Sudan dhe fshatrat e përmbytura keq në Sudan. T’i përkrahë fermerët që kanë marrë ndihma të rimëkëmben pas përmbytjes dhe të sigurojnë ushqim për veten dhe të tjerët, si dhe familje që kanë marrë ndihma, të bëhen të mbështetura te vetja duke zhvilluar bizneset e tyre.

  • Të ndihmojë 9 000 refugjatët dhe emigrantët nëpërmjet afro 190 organizatave bamirëse në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar një sërë dhurimesh që arrijnë deri në 5 milionë dollarë.

  • Të vazhdojë trajnimin dhe të sigurojë kompjutera për të verbrit dhe individët me probleme me shikimin në Polinezinë Franceze.

  • Të bashkëpunojë me organizata të tjera fetare dhe të komunitetit për t’i ndihmuar familjet e emigrantëve në një qendër transferimi në Hjuston, Teksas të SHBA-së.

  • Të ndërmjetësojë në 20 projektet e ndihmës kundër pandemisë në Paraguai.

  • T’i sjellë lehtësim Haitit pas tërmetit shkatërrues, ku ndërtesat e Kishës përdoren për strehim dhe Kisha siguron ushqim, ujë dhe furnizime të tjera.

  • T’u përgjigjet nevojave kritike të refugjatëve afganë që jetojnë në Katar, Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kisha gjithashtu ofroi ndihmë në ishujt San-Vinsent dhe Grenadine të Karaibeve gjatë aktivitetit vullkanik në zonë; organizoi vullnetarë që të ndihmonin për pastrimin dhe rimëkëmbjen kur uragani goditi Bregdetin e Gjirit dhe Luizianën në SHBA dhe ofroi ndihmë kur përmbytjet lanë një vazhdë shkatërrimi në pjesë të Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut dhe Zvicrës.