Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj
Ndërsa përmirësohen kushtet vendore të pandemisë, tempujt dhe shtëpitë e hapura dhe përkushtimet që i shoqërojnë, kanë filluar edhe një herë të bëjnë përpara. Rihapja me faza e tempujve vazhdon, e përshtatur kur është e nevojshme me kushtet vendore.
Shtëpitë e hapura janë në proces e sipër për tempullin në Uinipeg, Manitoba në Kanada, i cili do të përkushtohet më 31 tetor 2021 dhe për tempullin në Pokatelo, Ajdaho në SHBA, i cili do të përkushtohet më 7 nëntor 2021.
Qendra e re e Vizitorëve të Tempullit të Mesës në Arizonë u përkushtua në gusht 2021, do të mbahet një shtëpi e hapur për tempullin nga 16 tetori deri më 20 nëntor dhe ripërkushtimi do të bëhet më 12 dhjetor.
U përkushtua distrikti historik i restauruar i Tempullit të Navusë në Ilinois, SHBA, me faza të tjera që do të shtohen në një kohë të mëvonshme.
Një shtëpi e hapur është planifikuar për tempullin në Uashington, D.K., SHBA, përpara ripërkushtimit të tij më 19 qershor 2022.
Në maj të këtij viti, u njoftua një tempull për Efraimin, Jutë, SHBA dhe nisën punimet për tempujt në Salvador, Brazil; Nairobi, Kenia; Pnom‑Pen, Kamboxhë; Neiafu, Tonga; Tallahas, Florida; Tuella, Jutë; Sirakuzë, Jutë; Helenë, Montanë dhe Pitsburg, Pensilvani, SHBA.
Pas konferencës së përgjithshme, filluan punimet më 9 tetor 2021 për tempullin në Kasper, Uajoming, SHBA dhe më 30 tetor 2021, për tempullin në Pago-Pago, Samoa Amerikane.
Vazhdojnë restaurimet për tempujt në Hamilton, Zelandën e Re; Hong-Kong, Kinë; Tokio, Japoni; Kolumbi, Ohajo, SHBA; Manti, Solt-Lejk-Siti dhe Seint‑Xhorxh, Jutë, SHBA.
Vazhdon ndërtimi për 40 tempuj të tjerë në të gjithë botën.