2021
Mbështeten Të Shtatëdhjetë të Rinj Zonalë
Nëntor 2021


Mbështeten Të Shtatëdhjetë të Rinj Zonalë

Dy Të Shtatëdhjetë të rinj Zonalë u mbështetën individualisht gjatë një mbledhjeje trajnimi të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme. Më pas, të gjithë Të Shtatëdhjetët Zonalë u mbështetën si grup gjatë sesionit të pasdites të së shtunës të konferencës së përgjithshme.

Plaku Sharden Ndinga, 41 vjeç, nga Puant-Nuar, Republika e Kongos, do të shërbejë në Kuorumin e Tretë të Të Shtatëdhjetëve (Zonat e Afrikës Qendrore, Jugore dhe Perëndimore). Plaku Pedro E. Hernandez, 51 vjeç, nga Punto-Fiho, Venezuelë, do të shërbejë në Kuorumin e Nëntë të Të Shtatëdhjetëve (Zonat Veriperëndimore dhe Jugore të Amerikës Jugore).

Shumë lirime të tjera nga thirrja si I Shtatëdhjetë Zonal u njoftuan në korrik. Të Shtatëdhjetët Zonalë janë “dëshmitarë të veçantë” të Jezu Krishtit në zonat gjeografike në të cilat ata banojnë (shih Doktrina e Besëlidhje 27:12). Ata shërbejnë nën drejtimin e Presidencës së Të Shtatëdhjetëve.

Në mbledhjen e udhëheqjes morën pjesë me prani fizike ose virtualisht thuajse 300 Autoritete të Përgjithshme, Drejtues të Përgjithshëm dhe Të Shtatëdhjetë Zonalë.