Rihapjet e Tempujve: Me Kujdes, Me Maturi
Tempujt janë rihapur në një mënyrë të kujdesshme e të matur në pesë faza si dhe në bazë të rrethanave vendore dhe kufizimeve nga qeveria lidhur me pandeminë COVID-19. Fazat e zvogëlojnë rrezikun, përshtaten me kërkesën dhe kapacitetin e tempullit, si dhe i ndjekin kufizimet shëndetësore në distriktin e tempullit.
Në shtator 2021, Presidenca e Parë publikoi një letër ku i udhëzonte të gjithë frekuentuesit dhe punonjësit e tempullit që gjithmonë të mbajnë maska ndërsa janë në tempull. “Këto protokolle sigurie janë të përkohshme, nisur nga kushtet e COVID‑19, dhe do të shfuqizohen sapo ta lejojnë rrethanat”, thuhet në letër. “Ju lutemi, bëni gjithçka mundeni për të mbrojtur veten dhe të tjerët me qëllim që puna e Zotit në të dyja anët e velit të mund të shkojë përpara.”
Presidenca e Parë gjithashtu i ka nxitur anëtarët e Kishës që të vaksinohen dhe ta ruajnë veten dhe të tjerët nga përhapja e sëmundjes.