2023
Një Strehë nga Stuhia
Mars 2023


“Një Strehë nga Stuhia”, Liahona, mars 2023.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Një Strehë nga Stuhia

Pamja
shi mbi oqean

Fotografia nga Getty Images

A jeni ulur ndonjëherë poshtë një strehe gjatë një stuhie shiu? Teksa shiu bie, ai përplaset mbi çati dhe i mbyt zërat e tjerë. Si mund të qëndroni të thatë në mes të një stuhie? Fuqia dhe prania e Shpëtimtarit tonë janë si ajo streha.

Ky numër botimi i revistës Liahona përqendrohet te mënyra se si Jezu Krishti sjell paqe në stuhitë e jetës. Nuk mund t’i shmangim sprovat dhe sfidat. Por ashtu siç na mban të thatë nga shiu një strehë, teksa e ftojmë Jezu Krishtin të vijë me ne gjatë rrugëtimit tonë, Ai na ndihmon të gjejmë paqe në stuhi. Ju ftoj të lexoni artikullin e Plakut Diter F. Uhtdorf “Po Ju Jap Paqen Time” (faqe 4). Ai na mëson: “Jezu Krishti, i cili kontrollon elementet, mund të na i lehtësojë barrët” dhe “paqja nuk ka përse të na merret nga zemra, edhe nëse do të na duhet të vuajmë, të pikëllohemi dhe të presim Zotin”.

Edhe unë kam përjetuar “stuhi” në jetën time. Këto sprova më kanë mësuar se Jezu Krishti është me të vërtetë burimi i vetëm i qëndrueshëm i ndihmës dhe paqes. Siç e them në artikullin tim “Fuqia për të Ngritur” (faqe 40), Shpëtimtari ynë mundet dhe do të vijë me ne gjatë rrugëtimit tonë për në shtëpi. Ai është me ne teksa presim për bekimet e premtuara. Nuk është kurrë shumë vonë për Të për të na ngritur moralisht. Ai ju do. Unë lutem që ju do ta lejoni Atë të jetë streha juaj dhe vendi i sigurt pavarësisht asaj me të cilën po përballeni.

Me dashuri,

Boni H. Kordën

Presidente e Përgjithshme e Të Rejave

Shtyp në Letër