2023
Çfarë do të Thotë ta Mbash të Shenjtë Ditën e Shabatit?
Mars 2023


“Çfarë do të Thotë ta Mbash të Shenjtë Ditën e Shabatit?”, Liahona, mars 2023.

Eja, Më Ndiq

Mateu 12

Çfarë do të Thotë ta Mbash të Shenjtë Ditën e Shabatit?

Pamja
Jezusi dhe të tjerë në një arë me grurë

Through the Cornfields [Mes Arave me Misër], nga W. Paget © Providence Collection / me lejë nga Goodsalt.com

Presidenti Rasëll M. Nelson tregon se si, kur ishte i ri, ai studioi një listë me gjëra që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë në ditën e Shabatit. Ai më vonë mësoi nga shkrimet e shenjta se veprimet dhe qëndrimi i tij në ditën e Shabatit përfaqësonin një shenjë ndërmjet tij dhe Atit Qiellor (shih tek Eksodi 31:13).

Ai tha: “Me atë kuptueshmëri, unë nuk kisha më nevojë për lista të gjërave që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë. Kur më duhej të merrja një vendim nëse një veprimtari ishte e duhur apo jo për Shabatin, unë thjesht e pyesja veten: ‘Çfarë shenje dua t’i jap Perëndisë?’” (“Shabati Është një Kënaqësi”, Liahona, maj 2015, f. 130, theksimi në variantin origjinal.)

Veprimtaria

Lexojini mësimet e Krishtit rreth ditës së Shabatit te Mateu 12:1–13; shih edhe tek Isaia 58:13 dhe Doktrina e Besëlidhje 59:9–13. Plotësojeni tabelën me parime doktrinore që i gjeni në këto mësime. Si familje, diskutoni mënyra se si mund t’i vini në zbatim këto mësime sot. Ju mund t’i shkruani mendimet tuaja në kolonën “Zbatimi në Kohët e Sotme”.

Mësimet e Jezusit

Zbatimi në Kohët e Sotme

Shtyp në Letër