2023
Ndihmë dhe Shpresë nga Konferenca e Përgjithshme
Mars 2023


“Ndihmë dhe Shpresë nga Konferenca e Përgjithshme”, Liahona, mars 2023.

Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Ndihmë dhe Shpresë nga Konferenca e Përgjithshme

Nuk prisja kurrë të dëgjoja një bisedë nga fillimi deri në fund nga konferenca e përgjithshme pikërisht për atë që po përjetoja.

Pamja
familje duke ngrënë së bashku në kuzhinë

Fotografia e autores dhe familjes së saj nga Cody Bell

Pas lindjes së fëmijës tim të parë, vuajta nga depresioni pas lindjes. Ishte një periudhë e mrekullueshme në jetën time për shkak se u bëra me djalë, por nuk mund ta përjetoja plotësisht gëzimin e pasjes së një foshnjëje ngaqë isha shumë e dëshpëruar.

Gjatë kësaj kohe sprovuese, iu luta shumë Atit Qiellor. I kërkova Atij të më ndihmonte që ta kaloja këtë sprovë të vështirë. Duke qenë se konferenca e përgjithshme po afrohej atë vjeshtë, u luta gjithashtu që të mund të gjeja ngushëllim nga bisedat prej udhëheqësve të Kishës.

Teksa dëgjoja bisedat gjatë sesionit të parë të konferencës së përgjithshme, fillova të ndieja ngushëllim. Pastaj, gjatë sesionit të dytë, Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli rreth depresionit. Ai tha se depresioni mund të na bëjë që të ndihemi “si një vazo e thyer”1 (Psalmeve 31:12). Nuk prisja kurrë të dëgjoja një bisedë nga fillimi deri në fund pikërisht për atë që po përjetoja.

Ky ishte një çast i veçantë për mua. Biseda më ndihmoi të kuptoja se Ati Qiellor më do dhe se Ai është në dijeni për mua. Ai e kuptonte atë që po kaloja. Ai donte të më ndihmonte dhe të më jepte shpresë. Ai e bëri këtë nëpërmjet fjalëve të Plakut Holland.

Shtyp në Letër