2023
Zakonet Judease të Varrimit
Mars 2023


“Zakonet Judease të Varrimit”, Liahona, mars 2023.

Zakonet Judease të Varrimit

Marta dhe Maria ishin motrat e Llazarit të cilët jetuan në qytetin e Betanisë. Ata ishin miq të Shpëtimtarit dhe Ai i vizitonte ata shumë herë. Në një pikë të caktuar të shërbesës së Tij, Jezusi u largua nga Judea, ku ndodhej Betania, sepse judenjtë në atë zonë donin ta vrisnin Atë (shih te Gjoni 10:39–40). Ndërkohë që Jezusi ishte larg tyre, Llazari u sëmur, vdiq dhe u varros sipas zakonit judeas (shih te Gjoni 11:1–17).

Këto janë disa nga zakonet që ata me gjasë i kanë ndjekur në vdekjen dhe varrimin e Llazarit.

Pamja
ujë duke u derdhur mbi një dorë

Pasi personi vdiste, atij ose asaj i mbylleshin sytë. Trupi lahej me erëra të mira si vaj aromatik, mirrë dhe aloe (shih te Lluka 23:56; Gjoni 19:38–40).

Ilustrimet nga Noah Regan

Pamja
njerëz duke qëndruar pranë trupit të mbështjellë me cohë

Trupi mbështillej me cohë dhe mbartej deri në shtëpinë e familjes, ku të afërmit dhe fqinjët të mund të vinin për vizitë (shih te Veprat e Apostujve 9:37).

Pamja
trup i mbartur në një vig

Zakonisht brenda tetë orëve nga koha e vdekjes, trupi mbartej për te varri me një vig që të gjithë vizitorët të mund ta shihnin trupin (shih te Lluka 7:12–14). Gratë e prinin kortezhin. Pjesëtarët e familjes i shqyenin rrobat e tyre në shenjë zie.

Pamja
grua duke hyrë në një varr të zbrazët

Disa varre ishin hapur brenda shkëmbit (shih te Mateu 27:58–60). Varret kishin hyrje të vogla kështu që njerëzve u duhej të përkuleshin për të hyrë.

Pamja
trup i shtrirë mbi një bazë guri në një varr

Trupi vihej mbi një bazë të gdhendur në gur. Varri mbyllej me një gur rrumbullak të madh për të penguar vjedhësit ose kafshët që të mos hynin.1

Pasi Jezusi e ngriti Llazarin nga vdekja, dishepujt e Tij kishin arsye të fuqishme për të shpresuar në vend që vetëm të pikëlloheshin për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ata nuk mund ta mohonin se, për shkak të Jezu Krishtit, “varri [nuk do të] kishte fitore dhe që vdekja [nuk do të] kishte thumbim” (Mosia 16:7).

Shënim

  1. Shih Henri Daniel-Rops, Daily Life in Palestine at the Time of Christ (përkth. Patrick O’Brian, 1962), f. 328–333; shih edhe Bible Dictionary, “Burial”.

Shtyp në Letër