2023
Si Mund të më Fuqizojë Krishti të Bëj Gjëra të Mrekullueshme?
Mars 2023


“Si Mund të më Fuqizojë Krishti të Bëj Gjëra të Mrekullueshme?”, Liahona, mars 2023.

Eja, Më Ndiq

Mateu 14

Si Mund të më Fuqizojë Krishti të Bëj Gjëra të Mrekullueshme?

Gjatë jetës sonë, teksa vijmë më afër Krishtit dhe mësojmë ta dëgjojmë zërin e Shpirtit, neve mund të na kërkohet të bëjmë gjëra për të cilat ndihemi të pasigurt. Ashtu si Pjetri që eci në ujë, ne mund të fuqizohemi për të bërë atë që ndihet e pamundshme për aq kohë sa përqendrohemi te Krishti dhe, siç dha mësim Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “jetoni me anë të besimit dhe jo të frikës” (“Jetoni me Anë të Besimit dhe Jo të Frikës”, Liahona, nëntor 2007, f. 70).

Veprimtaria

Lexoni te Mateu 14:22–33 dhe bëni një përvijim të përvojës së Pjetrit.

Pamja
Pjetri duke ecur mbi ujë drejt Jezusit

Si mundi Pjetri të ecte mbi ujë?

Ilustrimet nga Paul Mann

Pamja
Pjetri filloi të fundosej në ujë

Përse filloi të fundosej ai?

Pamja
Jezusi duke e ndihmuar Pjetrin të hipte sërish në barkë

Si e shpëtoi Zoti atë?

Pamja
Jezusi mbi ujë

Kur përqendrohemi te Krishti, Ai do të jetë gjithnjë aty për të na ndihmuar.

Shtyp në Letër