2023
Bekimet e Priftërisë
Mars 2023


“Bekimet e Priftërisë”, Liahona, mars 2023.

Bazat e Ungjillit

Bekimet e Priftërisë

Pamja
Krishti duke shuguruar Dymbëdhjetë Apostujt

Christ Ordaining the Twelve Apostles [Krishti Duke Shuguruar Dymbëdhjetë Apostujt], nga Harry Anderson.

Një bekim priftërie jepet nëpërmjet frymëzimit nga një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Bekimet e priftërisë bëjnë të mundur që të gjithë fëmijët e Perëndisë të marrin fuqinë, shërimin, ngushëllimin dhe udhërrëfimin e Tij.

Priftëria

Priftëria është fuqia dhe autoriteti i Perëndisë. Burrat e denjë që mbajnë Priftërinë Melkizedeke, veprojnë në emrin e Jezu Krishtit kur japin bekime priftërie. Kur ata i japin këto bekime, ata ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’i bekuar të tjerët.

Pamja
duar të vëna mbi kokën e një njeriu

Fotografia nga David Winters

Mënyra se si Jepen Bekimet

Bekimet e priftërisë jepen me anë të vënies së duarve mbi kokën e një njeriu. Një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke i vendos duart e tij mbi kokën e personit që po e merr bekimin. Pastaj ai jep një bekim sipas drejtimit të Shpirtit. Ata që japin bekime dhe ata që i marrin ato, ushtrojnë besim te Perëndia dhe mirëbesim tek vullneti dhe koha e Tij.

Vënia e Emrit dhe Bekimi i Fëmijëve

Pasi lind një fëmijë, një mbajtës i priftërisë i jep atij ose asaj një emër dhe një bekim (shih te Doktrina e Besëlidhje 20:70). Kjo zakonisht ndodh në një mbledhje të agjërimit dhe dëshmive. Fëmijës fillimisht i jepet një emër. Pastaj mbajtësi i priftërisë i jep fëmijës një bekim.

Pamja
djalë i sëmurë duke marrë një bekim priftërie

Bekime për të Sëmurët

Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund t’u japin bekime njerëzve që janë të sëmurë. Ky lloj bekimi ka dy pjesë: vajosjen me vaj dhe vulosjen e vajosjes. Së pari, një mbajtës i priftërisë hedh një pikë vaji ulliri që është përkushtuar, ose bekuar, mbi kokën e personit dhe bën një lutje të shkurtër. Pastaj një mbajtës tjetër i priftërisë e vulos vajosjen dhe i jep personit një bekim siç udhëhiqet nga Fryma e Shenjtë.

Bekime Ngushëllimi dhe Këshillimi

Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund t’u japin bekime ngushëllimi dhe këshillimi pjesëtarëve të familjes dhe njerëzve të tjerë që i kërkojnë ato. Një baba që mban Priftërinë Melkizedeke, mund t’u japë bekimet atërore fëmijëve të tij. Këto mund të jenë veçanërisht të dobishme kur fëmijët po përballen me sfida të veçanta.

Veçimi i Anëtarëve që të Shërbejnë në Thirrje

Kur anëtarët e Kishës marrin thirrje, atyre u jepet një bekim kur veçohen për të shërbyer. Një udhëheqës i priftërisë i bekon ata me autoritet për të vepruar në atë thirrje. Udhëheqësi i priftërisë u jep gjithashtu një bekim atyre për t’i ndihmuar për shërbimin e tyre.

Pamja
grua duke lexuar bekimin e saj patriarkal

Fotografia nga Shauna Stephenson

Bekimet Patriarkale

Çdo anëtar i denjë i Kishës mund të marrë një bekim patriarkal. Ky bekim jep këshillë vetjake nga Zoti. Ai mund të sigurojë udhërrëfim dhe ngushëllim gjatë jetës së një personi. Tregon gjithashtu edhe linjën e prejardhjes së personit nga shtëpia e Izraelit. Vetëm një patriark i shuguruar mund ta japë këtë lloj bekimi.

Shtyp në Letër