2023
Si Mund të më Ndihmojë Shpëtimtari?
Mars 2023


“Si Mund të më Ndihmojë Shpëtimtari?”, Liahona, mars 2023.

Eja, Më Ndiq

Mateu 8; Lluka 7

Si Mund të më Ndihmojë Shpëtimtari?

Pamja
burrë duke u gjunjëzuar përpara Jezusit

Healing the Leper [Shërimi i Lebrosit], nga E. S. Hardy © Providence Collection / me lejë nga Goodsalt.com

Jezu Krishti “e përshkoi vendin duke bërë mirë” (Veprat e Apostujve 10:38): Ai shëroi një lebros (shih te Mateu 8:2–3). Ai shëroi shërbëtorin e një centurioni, i cili ndihej i padenjë, por besonte gjithsesi se Shpëtimtari do ta ndihmonte atë (shih te Mateu 8:5–13). Ai u ofroi dishepujve të Tij paqe gjatë një stuhie (shih te Mateu 8:23–27). Kur Ai pa një grua, e cila ishte e shkatërruar nga vdekja e birit të saj të vetëm, Ai e ngushëlloi atë dhe i dha shpresë, pastaj e ngriti të birin e saj nga të vdekurit (shih te Lluka 7:11–15).

Veprimtaria

Ne mund ta ndiejmë fuqinë e Shpëtimtarit sot teksa ushtrojmë besim tek Ai. Lexojeni njërin prej rrëfimeve nga pjesa e leximit të kësaj jave për programin Eja, Më Ndiq. Vini re se si iu përgjigj Shpëtimtari nevojave dhe besimit të njerëzve.

Përsiatini ose diskutojini pyetjet vijuese për të marrë në shqyrtim se si ju ka ndihmuar Shpëtimtari në jetën tuaj.

  • Kur e kam vënë besimin tim te Shpëtimtari dhe e kam ndier shërimin e Tij (emocionalisht, mendërisht, shpirtërisht ose fizikisht)?

  • Kur e kam ndier paqen e Tij?

  • Kur kam marrë ndihmë të papritur nga Shpëtimtari?

  • Kur e kam parë dorën e Tij të bëjë mrekulli ose të japë mëshirë të dhembshur?

  • Në jetën time tani, si mund ta forcoj besimin tim tek Ai dhe ta marr ndihmën e Tij?

Shtyp në Letër