2023
Mirëbesimi te Fuqia dhe Profetët e Zotit
Mars 2023


“Mirëbesimi te Fuqia dhe Profetët e Zotit”, Liahona, mars 2023.

Për Prindërit

Mirëbesimi te Fuqia dhe Profetët e Zotit

Pamja
Presidenti Nelson dhe Motra Nelson duke përshëndetur dy djem

Fotografia nga Ravell Call, Deseret News

Të Dashur Prindër,

Në botën tonë që sa vjen e bëhet më kaotike, mund të jetë e lehtë të ndiesh frikë dhe pasiguri. Por kur i drejtohemi Jezu Krishtit për ngushëllim, Ai mund të na sjellë paqe në stuhitë e jetës. Lexoni artikujt në këtë botim për të zbuluar se si mund t’ju ndihmojë Shpëtimtari që t’iu jepni drejtim sfidave tuaja.

Diskutimet mbi Ungjillin

Shpëtimtari Është i Gatshëm të Ofrojë Paqe në Kohë të Trazuara

Me familjen tuaj, lexoni artikullin e Plakut Uhtdorf në faqen 4 rreth asaj se si mirëbesimi në fuqinë aftësuese të Krishtit mund të sigurojë paqe në situata të vështira. Diskutoni së bashku disa mënyra se si Jezusi ofron lehtësim. Çfarë mund të bëni për ta ftuar fuqinë e Tij në jetën tuaj?

Si e Bekon Priftëria Familjen Tonë?

Lexojeni artikullin në faqen 22 për bekimet e priftërisë. Ftojini pjesëtarët e familjes të tregojnë raste kur kanë marrë një bekim priftërie. Si u ndien ata? Si i ndihmoi ata bekimi? A ka ndonjë bekim që mund ta ndihmojë një pjesëtar të familjes suaj tani?

Zoti Përdor Profetin e Tij për të na Ndihmuar që të Kultivojmë Guxim

Në artikullin te faqja 30, Plaku Sikahima flet për mënyrën se si ndjekja e mësimeve të profetit e ndihmoi atë të qëndronte i fortë në bindjet e veta gjatë karrierës si lojtar profesionist në futbollin amerikan dhe gjatë gjithë jetës së tij. Pasi ta lexoni këtë artikull, mund t’i kërkoni secilit pjesëtar të familjes suaj që të tregojë një rast kur ndjekja e profetit e ndihmoi të kishte guxim.

Argëtim Familjar me Programin Eja, Më Ndiq

Në Rritje, në Rritje, Çdo Ditë

Si anëtarë të Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit, ne jemi përgjegjës që të ndihmojmë në rritjen e mbretërisë së Perëndisë në tokë. Mateu 13:31–32 thotë:

“Mbretëria e qiejve i ngjan një kokrre sinapi, të cilën e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet.

Ajo, pa dyshim, është më e vogla nga të gjitha farërat; por, kur rritet, është më e madhe se të gjitha barishtet, dhe bëhet një pemë.”

  1. Uluni në një rreth dhe mblidhuni kruspull si një farë e vogël sinapi.

  2. Vëreni gjithsecilin që me radhë të emërtojë një veprimtari që mund ta bëjë çdo ditë për ta ndihmuar Kishën të rritet (të japë dëshminë e vet, të shpërndajë një shkrim të shenjtë në mediat shoqërore, t’i tregojë një të vërtetë të ungjillit një miku etj.).

  3. Sa herë që dikush përmend një veprimtari që e ndihmon Kishën të rritet, gjithsecili të ngrihet pak e nga pak nga pozicioni i ulur dhe më pas të fillojë të drejtohet derisa të qëndrojë në këmbë drejt.

  4. Diskutoni me familjen tuaj se përse është e rëndësishme që çdo person të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në rritjen e Kishës.

Shtyp në Letër