2023
Çfarë do të Thotë të Thirresh nga Zoti?
Mars 2023


“Çfarë do të Thotë të Thirresh nga Zoti?”, Liahona, mars 2023.

Eja, Më Ndiq

Mateu 10

Çfarë do të Thotë të Thirresh nga Zoti?

Pamja
Jezusi i ulur dhe duke u dhënë mësim pasuesve të Tij

Te Mateu 10, Shpëtimtari shuguron dymbëdhjetë Apostujt e Tij, duke u dhënë atyre fuqi, autoritet dhe njohuri për të filluar predikimin e ungjillit të Tij dhe themelimin e Kishës së Tij. Ai gjithashtu u premton atyre fuqi për të shëruar, për të dëbuar shpirtrat [e ligj] dhe për të folur me autoritet (shih vargjet 1, 20). Teksa lexoni te Mateu 10 rreth Zotit i cili përgatit Apostujt për thirrjet e tyre, mbani parasysh se si ju ka përgatitur Zoti për shërbimin tuaj në Kishë.

Këshilla nga Zoti

Zoti gjithashtu u dha Apostujve disa udhëzime të rëndësishme që do t’i ndihmonin dhe mbështetnin ata gjatë shërbesës së tyre. Shumë prej këtyre këshillave gjejnë zbatim edhe për ne në shërbimin tonë. Teksa lexoni vargjet vijuese te Mateu 10, vini re udhëzimet dhe ftesat që u dha Zoti atyre.

  • Vargu 8:

    ____________________

  • Vargu 19:

    ____________________

  • Vargjet 29–31:

    ____________________

  • Vargu 39:

    ____________________

Kur ju thirreni të shërbeni në Kishë, Zoti do t’ju ndihmojë të bëni punën e Tij. Ai do t’ju bekojë me përvoja, udhëzime dhe zbulesa. Ju do të veçoheni dhe do të merrni autoritet nga Perëndia për të përmbushur thirrjen tuaj.

Ju mund të mësoni më shumë rreth përgjegjësive mbi thirrjen tuaj te Manuali i Përgjithshëm në ChurchofJesusChrist.org.

Shtyp në Letër