Liahona
Vëllai Çad H Ueb
Maj 2024


“Vëllai Çad H Ueb”, Liahona, maj 2024.

Vëllai Çad H Ueb,

Këshilltar i Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shkollës të së Dielës

Kur ishte djalë i ri, Çad Uebi po frekuentonte Kolegjin e Jutës Lindore (sot Universiteti Shtetëror i Jutës në Lindje) kur pati një përvojë themelore shpirtërore që e thelloi dëshminë e tij për ungjillin. Ajo përvojë filloi me një dëshirë për ta forcuar besimin e tij.

Mes bërjes së detyrave të shkollës dhe të luajturit basketboll me ekipin e kolegjit të vet, Vëllai Ueb i bëri studimin e shkrimeve të shenjta, lutjen dhe përsiatjen një përparësi teksa përgatitej për të shërbyer në një mision kohëplotë në Verakruz të Meksikës.

Një natë të ftohtë doli për një shëtitje të gjatë në qytetin Prajs në Jutë dhe mendoi rreth gjithçkaje që po mësonte. Teksa u fut në një vend të zbrazët parkimi, i erdhi udhërrëfimi qiellor.

“Ndjeva se më erdhën të gjitha përgjigjet për lutjet dhe pyetjet e mia, dhe e ndjeva tepër thellësisht se sa të vërtetë janë ungjilli dhe Kisha”, – tha ai. “Ato të vërteta më erdhën me qartësi të madhe në mendje, së bashku me ndjenjën se Ati Qiellor ishte i vetëdijshëm për mua. E ndjeva dashurinë e Tij dhe drejtimin e Tij. Ajo ishte njëra nga përvojat e hershme ndikuese që pata për të thelluar dëshminë time.”

Çad H Uebi iu lindi Leri Xhorxh Uebit dhe Pejxh Uebit në Reksburg të Ajdahos në SHBA më 18 dhjetor 1964. Ai u rrit në Ajdahonë juglindore dhe u martua me Kristi En Bronsonin në Tempullin e Loganit në Jutë më 4 gusht 1990. Ata jetojnë në Lejtën të Jutës në SHBA dhe kanë gjashtë fëmijë.

Vëlla‏i Ueb mori një diplomë universitare nga Universiteti “Brigam Jang” në spanjisht dhe një diplomë pasuniversitare për udhëheqjen dhe bazat e arsimimit. Ai dha mësim në klasa seminari në Solt‑Lejk‑Siti dhe klasa instituti në Virxhinia e Jutë, bashkërendoi programet e institutit në Uashington D.K. dhe mbikëqyri trajnimin dhe përzgjedhjen e mësuesve të seminarit. Që nga viti 2008 ai ka shërbyer si administrator i Seminareve dhe Instituteve të Fesë.

Vëllai Ueb u lirua nga thirrja si president i Kunjit Velli Vju në Lejtën të Jutës pak kohë përpara thirrjes së tij. Thirrje të mëparshme përfshijnë thirrje si peshkop, këshilltar i lartë dhe president i kuorumit të pleqve.

Shtyp në Letër