Liahona
Plaku Sandino Roman
Maj 2024


“Plaku Sandino Roman”, Liahona, maj 2024.

Plaku Sandino Roman

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plakut Sandino Roman iu prezantua ungjilli i Jezu Krishtit kur ishte fëmijë. Çdo të diel një mikeshë e nënës së tij e merrte me vete atë dhe motrën e tij që të takoheshin me 15 anëtarë të tjerë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në një shtëpi të vogël mbledhjesh në Meksikë. 

Pesëvjeçari lutej çdo ditë që familja e tij të kthehej në besimin tek ungjilli. Nëna dhe babai i tij u pagëzuan dy vjet më vonë. Një vit pas kësaj, babai i vet e pagëzoi atë. “Për atë arsye unë e di se Zoti i dëgjon lutjet e fëmijëve”, – tha Plaku Roman.

Përqafimi i ungjillit dhe shërbimi në Kishë kanë pasur një ndikim shndërrues te familja e tij. “E kam parë rezultatin përfundimtar që ungjilli sjell në jetë”, – tha Plaku Roman. “E di se ai sjell lumturi e shpresë.”

Sandino Romani iu lindi Lidia Koralit dhe Prometeo Romanit në Iguala, Guerero të Meksikës më 7 gusht 1973. Ndërkohë që luante në ekipin e volejbollit të shkollës së mesme “Benemérito de las Américas” që është pronë e Kishës, Romani takoi Guadalupe Vijanueva Rohasin. Ata u vulosën në Tempullin e Meksiko‑Sitit në Meksikë më 19 dhjetor 1998. Ata kanë katër fëmijë.

Plaku Roman mori një diplomë universitare në sistemet kompjuterike nga ITESM (Monterrey Institute of Technology and Higher Education) [Instituti i Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë në Monterei] në vitin 2000 dhe një diplomë pasuniversitare në administrim biznesi nga Universiteti “Brigam Jang” në vitin 2006. Ai ka punuar si përgjegjës marketingu për Johnson & Johnson dhe për Kishën si përgjegjës i Zyrës së Shërbimeve të Përkrahjes për Zonën e Meksikës.

Në kohën e thirrjes, ai dhe bashkëshortja e tij po shërbenin si udhëheqës të Misionit të Ekuadorit Verior në Kuito. Plaku Roman gjithashtu ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, këshilltar në presidencën e kunjit, peshkop, këshilltar i lartë dhe president i kuorumit të pleqve.

Plaku Roman tha se synimi i tij kryesor në jetë, pavarësisht se ku shërben, është të fitojë mirëbesimin e Zotit. “Dua që Ai të dijë se mund të ketë mirëbesim tek unë për ta bërë këtë punë”, – tha ai.

Shtyp në Letër