Liahona
Plaku Serhio R. Vargas
Maj 2024


“Plaku Serhio R. Vargas”, Liahona, maj 2024.

Plaku Serhio R. Vargas,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Kur Plaku Serhio R. Vargas ra në dashuri me Andrea Sançezin, ai mendoi se kishte një zgjidhje të thjeshtë për dallimet e tyre fetare: ata do të bënin një dasmë në kishën e tij për familjen e tij dhe një dasmë tjetër në kishën e saj për familjen e saj.

Ai shpejt mësoi, gjithsesi, se kjo gjë nuk do të ishte aq e thjeshtë. Andrea ishte anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe ajo donte një martesë në tempull. Prandaj ajo e ftoi atë të mësonte më shumë rreth fesë së saj nga misionarët.

Plaku Vargas e pranoi ftesën, e cila ia ndryshoi jetën.

Ai tregoi se po punonte për një kompani salmonësh në atë kohë, duke ndihmuar që të transportoheshin peshq të gjallë nga deti. Gjatë një udhëtimi 25‑orësh ai gjeti një vend të fshehtë për të lexuar Librin e Mormonit dhe për ta pyetur Atin Qiellor rreth ungjillit. Ishte një çast vendimtar shpirtëror.

Plaku Vargas lindi më 2 nëntor 1976 në Puerto‑Varas të Kilit, ku dhe u rrit me vëllanë e motrën e tij më të vogël. Nëna e tij, Gledis Baria, kujdesej për shtëpinë ndërkohë që babai i tij, Renato Vargasi, kujdesej që të ruante rendin si oficer policie. Pavarësisht nga takimet me misionarët kur ishte i ri, ai ishte më i interesuar që të luante basketboll sesa të mësonte për ungjillin.

“Vetëm kur Plaku Vargas u takua me Motrën Vargas u përgatit t’i dëgjonte misionarët me një mendje e zemër të hapur”, – tha ai. Ata u martuan më 26 korrik 2003 dhe më vonë u vulosën në Tempullin e Santiagos në Kili. Çifti ka tre fëmijë.

Kur u thirr si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Plaku Vargas po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën Jugore të Amerikës Jugore. Thirrjet e tij të mëparshme në Kishë përfshijnë thirrjen si këshilltar i lartë, president dege dhe president kunji.

Plaku Vargas mori një diplomë universitare për burimet detare nga Universiteti i Los Lagosit në vitin 1999 dhe mori një diplomë për administrim biznesi nga Universiteti Austral në vitin 2002. Kohët e fundit ai punonte si përgjegjës prodhimi dhe i veprimeve operative për Ventisqueros‑in, një pjesëtar i grupit të korporatës gjermane Schörghuber.

Shtyp në Letër