Liahona
Vëllai Gabriel W. Rid
Maj 2024


“Vëllai Gabriel W. Rid”, Liahona, maj 2024.

Vëllai Gabriel W. Rid,

Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shkollës të së Dielës

Për Gabriel W. Ridin, njëra nga pjesët më shpërblyese të të qenit udhëheqës misioni është që të shikojë misionarët të “ushqeh[e]n me bollëk me fjalët e Krishtit”, të zhvillojnë dashuri për shkrimet e shenjta dhe të dëshirojnë të bëhen më shumë si Shpëtimtari.

“Nëse vërtet e kuptoni se si ta bëni studimin tuaj të ungjillit ‘[të] këndsh[ëm]’ për vete, siç thuhet në shkrimet e shenjta [shihni tek Alma 32:28], ajo është koha kur ndryshon jeta juaj”, – tha Vëllai Rid, i cili përfundon në korrik shërbimin e tij si president i Misionit të Australisë, Sidnei.

Vëllai Rid u lind në Pago‑Pago të Samoas Amerikane. Ai flet samoanisht, spanjisht dhe anglisht. “Në samoanisht”, – tha ai, – “fjala ushqeh[e]n në Librin e Mormonit është përkthyer si ‘taumamafa fiafia’ dhe në spanjisht si ‘deleitar’”. Ai tha se të dyja fjalët shprehin kënaqësi.

Si këshilltar në Presidencën e re të Përgjithshme të Shkollës të së Dielës, “jam mjaft i kënaqur që t’i ndihmoj të tjerët të kuptojnë se sa shumë gëzim ka në shpalosjen e shkrimeve të shenjta”, – tha ai.

Gabriel “Gejb” Uolter Po’u Ridi iu lindi Juxhin dhe Tupu Ridit më 28 maj 1977 dhe u rrit në fshatin Leone në Samoan Amerikane. Dashuria e tij për Perëndinë dhe dëshira për ta vënë Atë të parin filloi që në moshë të vogël dhe e përkrahu atë teksa luante futboll për Universitetin “Brigam Jang” nga viti 1999 deri në 2002 dhe më pas kur vazhdoi karrierën në Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan nga viti 2003 deri në 2006.

Gjatë asaj kohe në jetën e vet, ai mori një mësim të vlefshëm: “Kur Zoti të thotë diçka, ti ‘përfshihesh i tëri’”.

Vëllai Rid u martua me Hedhër Lin Sasen në Tempullin e Bauntifullit në Jutë më 24 qershor 2000. Ata kanë katër fëmijë. Ai u diplomua nga UBJ‑ja në vitin 2002 me një diplomë universitare për marrëdhëniet ndërkombëtare. Sot ai është pronari i një kompanie administrimi për ndërtimet.

Përveç kryesimit në Misionin e Australisë, Sidnei, Vëllai Rid ka shërbyer si këshilltar në presidencën e kunjit, këshilltar i lartë, peshkop, president i Të Rinjve të lagjes, punonjës i ordinancave të tempullit dhe misionar kohëplotë në Misionin e Kilit, Santiagon Jugore nga viti 1996 deri 1998.

Shtyp në Letër