Liahona
Kisha Siguron Pronësinë e Tempullit të Kirtlandit dhe Prona të Tjera
Maj 2024


“Kisha Siguron Pronësinë e Tempullit të Kirtlandit dhe Prona të Tjera”, Liahona, maj 2024.

Lajme të Kishës

Kisha Siguron Pronësinë e Tempullit të Kirtlandit dhe Prona të Tjera

Më 5 mars 2024 përgjegjësia dhe pronësia për Tempullin e Kirtlandit në Ohajo, disa ndërtesa historike në Navu të Ilinoisit, si dhe dorëshkrime e sende historike të ndryshme i kaluan zyrtarisht nga Komuniteti i Krishtit, Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, kundrejt një shume për të cilën ranë dakord.

Tempulli i Kirtlandit u përkushtua në vitin 1836 (shihni te Doktrina e Besëlidhje 109–110), por shenjtorëve iu desh ta braktisnin pak kohë më pas për shkak të përndjekjes. Pas transferimit të pronësisë kohët e fundit, tempulli u mbyll për një kohë të shkurtër por u rihap më pas më 25 mars për vizita pa pagesë për publikun. Ai do të mbetet një ndërtesë historike.

Po ashtu, në Navu, Shtëpia e Banimit të Familjes Smith, Shtëpia Vilë (shtëpia e Jozefit dhe Emës nga viti 1843 deri në vdekjen e tij në vitin 1844) dhe Dyqani me Tulla të Kuqe (ku u themelua Shoqata e Ndihmës) gjithashtu do të rihapen për t’u vizituar pa pagesë nga publiku gjatë gjithë vitit.

Shtyp në Letër