Liahona
Interpretimi në Gjuhë të Ndryshme për Konferencën e Përgjithshme
Maj 2024


“Interpretimi në Gjuhë të Ndryshme për Konferencën e Përgjithshme”, Liahona, maj 2024.

Prapa Skenave

Interpretimi në Gjuhë të Ndryshme për Konferencën e Përgjithshme

Një orë përpara çdo sesioni të konferencës së përgjithshme, qindra specialistë gjuhësh mblidhen në një dhomë të madhe për të bërë përgatitjet e fundit për bisedat e konferencës që janë përkthyer dhe do të interpretohen në njërën nga 103 gjuhët.

Pasi fillon konferenca, ata kanë vetëm një mundësi. Interpretimi duhet të jetë i mirë dhe duhet të jetë i mirë që herën e parë. Interpretimi me efektshmëri kërkon intonacion, modulim, shqiptim të qartë dhe aftësi gjuhësore, ndërkohë që përcjell emocionin dhe qëllimin e folësit te foltorja me të njëjtin shpirt që u krijua mesazhi.

Më shumë se 800 folës të gjuhëve amtare dhe misionarë të kthyer nga misionet interpretuan pjesë të kësaj konference të përgjithshme. Gati gjysma e tyre i interpretuan mesazhet nga Solt‑Lejk‑Siti në Jutë të SHBA‑së, ndërkohë që gjysma tjetër i bënë interpretimet e tyre nga shtetet e tyre amtare. Disa gjithashtu marrin pjesë në përkthimin e bisedave të konferencës në javët përpara konferencës së përgjithshme.

Gjatë transmetimit, interpretuesit, zakonisht duke punuar në skuadra me katër deri në gjashtë veta për sesion, e lexojnë secilin mesazh në kabina me izolim akustik në Ndërtesën e Zyrave të Kishës ose në vendndodhje të caktuara përreth botës. Duke mbajtur kufje që t’i dëgjojnë punimet në anglisht, interpretuesit shikojnë një ekran për ta përputhur kohën e interpretimit të tyre me folësin. Interpretuesit duhet të ruajnë dy bashkëbisedime, në gjuhë të ndryshme, duke i pasur njëkohësisht në vëmendje.

Interpretuesi Xhonas Prasad thotë se anëtarët e Kishës që flasin hindisht në Fixhi, mezi presin që t’i dëgjojnë profetët në gjuhën e tyre. Duke përshkruar një motër ai tha: “Për vite, të vetmet mbledhje të Kishës në dispozicion për të zhvilloheshin në anglisht. Edhe pse nuk kuptonte asnjë fjalë, ajo vinte dhe ulej në heshtje thjesht që të ndiente Shpirtin. Tani ajo është e emocionuar që e dëgjon ungjillin në gjuhën e saj.”

Shtyp në Letër