Liahona
Plaku I. Rejmond Egbo
Maj 2024


“Plaku I. Rejmond Egbo”, Liahona, maj 2024.

Plaku I. Rejmond Egbo,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Ndërkohë që po frekuentonte një shkollë fetare me konvikt në Nigeri, motra më e madhe e Plakut I. Rejmond Egbo vazhdimisht e ftoi të “[vinte] e [të] shi[hte]” çfarë kishte për të ofruar Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në moshën 14‑vjeçare, filloi të shkonte në seminar gjatë mbrëmjeve.

Ndërkohë që lexonte [duke ndjekur] kursin e studimit të seminarit, Plaku Egbo arriti te Doktrina e Besëlidhje 135 dhe martirizimi i Jozef Smithit.

“Diçka e fuqishme më preku dhe e dija se Profeti Jozef Smith ishte një profet i Perëndisë. E dija se u vra për të vërtetën”, – tha Plaku Egbo, i cili iu bashkua shpejt Kishës. “Akoma e ndiej pikërisht tani se si u ndjeva atë ditë kur e lexova atë.”

Më vonë, ndërkohë që ishte student në universitet, motra e tij e nxiti të shërbente në një mision. Babai i tij ishte i zemëruar me të që i la studimet, por Plaku Egbo rregullisht i shkroi atij letra duke përshkruar gjithçka që po bënte dhe çfarë po jepte mësim.

Për habinë e Plakut Egbo, nga fundi i misionit, presidenti i tij i misionit i lexoi një letër nga babai i vet që thoshte se ishte pagëzuar. “I thuaj atij se do të jem duke e pritur”, – shkroi babai i tij.

Plaku Idio Rejmond Egbo iu lindi Udo Idio Egbos dhe Veronika Ukamaka Egbos në Port‑Harkort, Rivers‑Stejt, Nigeri më 25 qershor 1974. Ai u takua me Kamfërt Ikip Esenin kur familja e saj u zhvendos në degën e tij në vitin 1994. Ata u martuan më 15 maj 2003, në Kalabar të Nigerisë. Kanë tre fëmijë.

Plaku Egbo ka diploma në arsimim, planifikim rajonal dhe administrim biznesi nga tre universitete. Ai ka punuar në Seminaret dhe Institutet e Fesë që nga viti 2002 në një larmi pozicionesh, përfshirë si drejtor për vendin dhe drejtor për zonën.

Në kohën e thirrjes, Plaku Egbo po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Afrikës Perëndimore. Ai ka shërbyer si president i Misionit të Nigerisë, Kalabar dhe ka qenë këshilltar në presidencën e kunjit dhe këshilltar i lartë. Ai shërbeu në një mision kohëplotë në Misionin e Nigerisë, Lagos.

Shtyp në Letër