Liahona
Plaku Stiven D. Shamuei
Maj 2024


“Plaku Stiven D. Shamuei”, Liahona, maj 2024.

Plaku Stiven D. Shamuei,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Pasi kishte punuar dy vjet për Exxon Chemical Co. në Hjuston të Teksasit në SHBA, Plaku Stiven D. Shamuei mësoi se prindërit e tij ishin thirrur të kryesonin në një mision në Bolivi dhe kishin nevojë për ndihmë me biznesin familjar në Arizonë.

“Nuk dua të ushtroj presion që të kthehesh”, – i tha i ati. “Por nëse nuk kthehesh, shqetësohem se çfarë do të ndodhë me biznesin.”

“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë”, – tha Plaku Shamuei.

Ai dhe bashkëshortja e tij udhëtuan pesë orë për në Tempullin e Dallasit në Teksas dhe e kaluan ditën atje pa marrë një përgjigje. Më pas vizituan një dyqan dhe vunë re një libër rreth biografisë së Presidentit Gordon B. Hinkli (1910–2008), Go Forward with Faith [Shkoni Përpara me Besim].

“Ne që të dy e ndiem Zotin të thoshte: ‘Ju nevojitet të shkoni përpara me besim në mënyrën time, jo në mënyrën tuaj’”, – tha Plaku Shamuei. “Ndaj u zhvendosëm në Arizonë, gjë që doli të ishte një nga ndryshimet më të rëndësishme dhe më të bukura në jetën tonë.”

“Një nga gjërat më të mira që kemi mësuar gjatë martesës sonë”, – tha Plaku Shamuei, – “është që ‘kur e pranoni ftesën [e Zotit], ju përparoni. Ju përparoni. Gjërat janë më të mira sesa po të përpiqeni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj.’”

Stiven D. Shamuei iu lindi Uillford Daglasit dhe Diksi En Shamueit më 30 qershor 1970 në Springvill të Arizonës në SHBA dhe u rrit në Igër të Arizonës. Ai u martua me Hajdi Obrajenin në Tempullin e Solt‑Lejkut më 29 dhjetor 1994. Ata janë prindër të katër fëmijëve dhe jetojnë në Pajntop të Arizonës.

Plaku Shamuei mori një diplomë universitare në inxhinieri kimike nga Universiteti “Brigam Jang” në vitin 1996, punoi për Exxon Chemical Co. nga viti 1996 deri në 1998 dhe ka qenë presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Whiting Brothers Investment Co. që nga viti 1998.

Në kohën e thirrjes, ai po shërbente si Autoritet I Shtatëdhjetë Zonal. Ai ka shërbyer si president i Misionit të Ilinoisit, Çikago, president kunji, peshkop, president i kuorumit të pleqve, mësues i kunjit për përgatitjen për mision dhe misionar kohëplotë në Misionin e Pensilvanisë, Filadelfia.

Shtyp në Letër