Liahona
Plaku Majkëll B. Strong
Maj 2024


“Plaku Majkëll B. Strong”, Liahona, maj 2024.

Plaku Majkëll B. Strong,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Të mësuarit e ungjillit nga Plaku Majkëll B. Strong filloi në shtëpi, ku atij iu dha mësim nga prindërit e vet.

“Dëshmia ime thjesht është rritur dhe është bërë gjithnjë e më e fortë me kalimin e kohës, pothuajse në mënyra të padukshme”, – tha Plaku Strong. Teksa e kthej vështrimin pas, “unë e kam parë dorën e Perëndisë kaq shpesh në jetën time, por ka qenë e theksuar nga disa përvoja shumë të thella dhe të mëdha shpirtërore”.

Ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar familjen e tyre, ata kanë qenë të qëllimshëm në përfshirjen e ungjillit në jetën e tyre. “Jemi përpjekur ta bëjmë atë gjë që ungjilli thjesht të ndërthuret në pëlhurën e jetës sonë”, – tha Plaku Strong. “Këta jemi ne.”

Plaku Strong mori një diplomë universitare shkencore në mikrobiologji dhe bëri një program plotësues në kimi nga Universiteti “Brigam Jang” në vitin 1989 dhe një diplomë në mjekësi nga Kolegji Bajlor i Mjekësisë në vitin 1993.

Ai ka qenë mjek dhe, në kohën e thirrjes, po punonte si drejtues kryesor i informacionit mjekësor për Universitetin e Jutës.

Plaku Strong ka zbuluar se kur është përballur me probleme, përfshirë probleme profesioni, ai është udhërrëfyer drejt zgjidhjeve kur i ka bërë ato sfida një çështje lutjeje. “Thjesht mund ta ndieja Zotin të më jepte ide dhe t’i bënte të dukshme zgjedhjet për mua, të cilat përndryshe nuk do të ishin të tilla”, – tha ai. “Kam arritur të kuptoj se Ai vërtet kujdeset për mua.”

Në kohën e thirrjes si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Plaku Strong po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Jutës. Ai gjithashtu ka shërbyer si president i Misionit Qendror të Perusë, Limë, president kunji, peshkop dhe misionar kohëplotë në Misionin e Bolivisë, Koçabambë.

Majkëll Brent Strongu lindi në Solt‑Lejk‑Siti më 6 gusht 1965. Ai u martua me Kristin Konellin më 22 gusht 1987 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve. Plaku dhe Motra Strong banojnë në Sentervill të Jutës në SHBA.

Shtyp në Letër