Liahona
Plaku Kristofer H. Kim
Maj 2024


“Plaku Kristofer H. Kim”, Liahona, maj 2024.

Plaku Kristofer H. Kim,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Kur Plaku Kristofer H. Kim ishte 14 vjeç dhe pati një mundësi për ta shpërndarë ungjillin te shokët e tij, ai e kuptoi se kishte nevojë të dinte të vërtetën për Librin e Mormonit që të mund të fliste me bindje.

“Teksa u luta rreth Librit të Mormonit, ndjeva një ndjenjë ngushëlluese në shpirt”, – kujton ai. “Dhe papritur nuk pata asnjë pyetje ose asnjë dyshim rreth Librit të Mormonit.” Për herë të parë në jetën e vet ai shtoi: “Vërtet e ndjeva Shpirtin, e dija të vërtetën rreth Librit të Mormonit dhe e dija se Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë”.

Kristofer Hiunsu Kimi lindi më 18 nëntor 1965, në Degu të Koresë së Jugut, më i madhi nga katër fëmijët e Çinho Kimit dhe Kunça Kimit. Prindërit e tij u bashkuan me Kishën kur ai ishte foshnjë. Plaku Kim jetoi në Degu derisa u diplomua nga shkolla e mesme dhe familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur në Kaliforninë Jugore.

Ndërkohë që ai po shërbente në Misionin e Uashingtonit, Siatëll, Motra Seongmi (Sue) Hong po shërbente në Misionin e Kalifornisë, Los‑Anxhelos. Ndërkohë që ishte atje, ajo u njoh me nënën e Plakut Kim. Më vonë, pasi Plaku Kim dhe Motra Hong i kishin përfunduar misionet e tyre, ata filluan të dilnin në takime. Ata u martuan më 7 dhjetor 1991, në Tempullin e Los‑Anxhelosit në Kaliforni. Ata kanë një bir dhe tri bija.

Plaku Kim u diplomua nga Universiteti “Brigam Jang” me një diplomë universitare në sociologji në vitin 1995 dhe një diplomë pasuniversitare në administrim biznesi në vitin 1997. Pas arsimimit ai punoi në Shtetet e Bashkuara, në Tajlandë dhe Korenë e Jugut. Që nga viti 2005 ka qenë i punësuar nga Unicity International, një furnizues me produkte ushqimore dhe kozmetike me bazë në Jutë, dhe së fundmi si president për tregjet globale, me bazë në Seul të Koresë së Jugut.

Plaku Kim ka shërbyer që nga viti 2019 si një I Shtatëdhjetë Zonal. Ai gjithashtu ka shërbyer si president kunji, këshilltar në presidencën e kunjit, president misioni i kunjit dhe këshilltar i lartë.

Shtyp në Letër