Liahona
Plaku Gregorio E. Kasijas
Maj 2024


“Plaku Gregorio E. Kasijas”, Liahona, maj 2024.

Plaku Gregorio E. Kasijas,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Gregorio Enrike Kasijasi lindi në Tihuanë, Baha‑Kalifornia të Meksikës më 26 gusht 1975. Ai jetoi atje derisa shërbeu si misionar kohëplotë në Misionin e Meksikës, Tampiko.

Ai dhe Alma Anxhelina Obeso Gonzalezi u vulosën në Tempullin e San‑Diegos në Kaliforni në qershor 1999. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Përpara se të martoheshin, ata të dy jetuan 161 km larg ndërkohë që ai studionte në Tihuanë dhe ajo studionte në Meksikali. Në muajt përpara martesës së tyre, ata u lutën dhe agjëruan që të dinin se ku të jetonin e të fillonin familjen e tyre. Plaku Kasijas kujton ndjenjën që pati nga Fryma e Shenjtë.

“Më kujtohet ndërsa agjëronim, se dëgjova Zotin të thotë: ‘Nëse mali juaj është La Rumorosa [një mal i lartë që ndodhet midis dy qyteteve], unë vërtet do ta heq atë’”, – tha Plaku Kasijas.

Ai tha se Zoti e spastroi shtegun për çiftin që të ishin në Meksikali ku universiteti atje papritur e pranoi si student të transferuar.

Në Meksikali “u takuam me njerëz që kishim nevojë të takoheshim dhe shërbyem në thirrje ku nevojitej të shërbenim”, – tha ai.

Kjo përvojë caktoi një model për jetën e tyre së bashku. “Kur e vendosim Perëndinë të parin, të gjitha gjërat e tjera gjejnë vendin e tyre”, – tha Plaku Kasijas. “Kërkon pak besim dhe pak veprim dhe më pas Zoti e shtrin dorën e Tij për të na bekuar.”

Plaku Kasijas mori një diplomë universitare në degën e inxhinierisë civile nga Universidad Autónoma de Baja California [Universiteti Autonom i Baha‑Kalifornisë]. Ai gjithashtu mori një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi nga Universiteti i Soçikalkos. Ai ka punuar në administrimin e projekteve të ndërtimit dhe së fundmi si përgjegjës i godinave të tempujve të zonës për Zonën e Meksikës për Kishën.

Plaku Kasijas ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president misioni për Misionin e Meksikës, Meksiko-Sitit Jugor, president kunji, peshkop, këshilltar i lartë, president i kuorumit të pleqve dhe president i Të Rinjve të lagjes.

Shtyp në Letër