Liahona
Plaku Aroldo B. Kavalkante
Maj 2024


“Plaku Aroldo B. Kavalkante”, Liahona, maj 2024.

Plaku Aroldo B. Kavalkante,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Me ftesën e një kushëriri, 18‑vjeçari Aroldo B. Kavalkante ndoqi një konferencë rajonale në vitin 1988 ku mori pjesë Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008), që në atë kohë shërbente si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë.

“Ndjeva diçka shumë të fuqishme”, – kujtoi ai. “Mund të shihja një dritë te Presidenti Hinkli.”

Edhe pse e frekuentoi kishën për tre vitet e ardhshme, ai nuk u pagëzua. Një ditë misionarët i trokitën në derë. Duke mbajtur në duar librin e tyre të zonës, ata lexuan atë që misionarët e mëparshëm kishin shkruar për të. Ajo që e befasoi, ishte fjalia e fundit: “Ai nuk dëshiron që të jetë i zotuar ndaj Jezu Krishtit”.

Plaku Kavalkante tregoi: “Mendoja se isha shumë i zotuar ndaj Jezu Krishtit dhe ai rresht ishte shumë i fortë për mua”.

Duke vrarë mendjen nëse ajo ishte çfarë Shpëtimtari gjithashtu mendonte për të, ai pyeti: “Çfarë mund të bëj që ta ndryshoj këtë, Eldera?”

Misionarët filluan t’i jepnin mësim dhe 21‑vjeçari u pagëzua vetëm 10 ditë më vonë. Plaku Kavalkante ka qenë i zotuar ndaj ungjillit të Shpëtimtarit që nga ajo kohë.

“Kjo punë nuk është rreth nesh. Është rreth Shpëtimtarit. Dhe unë përpiqem të bëj më të mirën që mundem për Të, jo për veten”, – tha Plaku Kavalkante.

Aroldo Bareto Kavalkante Filho lindi më 22 nëntor 1970, në Fortaleza të Searës në Brazil. Ai u vulos me Kristiana Ramalho Bezera Leiten në Tempullin e Resifes në Brazil më 21 janar 2004. Ata janë prindër të katër fëmijëve.

Plaku Kavalkante mori një diplomë pasuniversitare për ligjin administrativ nga Universiteti Federal në Seara në vitin 1997. Ai ka punuar si avokat për Procuradoria Geral do Município [Prokurorinë e Përgjithshme të Bashkisë] nga viti 1997 deri në 2005 dhe si partner drejtues për firmën Barreto Cavalcante Advogados që nga viti 1999.

Përpara thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Plaku Kavalkante kishte qenë duke shërbyer si president misioni në Brazil. Ai gjithashtu ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji, peshkop dhe këshilltar në peshkopatë.

Shtyp në Letër