Liahona
Plaku D. Martin Guri
Maj 2024


“Plaku D. Martin Guri”, Liahona, maj 2024.

Plaku D. Martin Guri,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Duke u rritur në një fshat të vogël në Bregun e Fildishtë, Plaku D. Martin Guri ëndërronte të bëhej klerik dhe t’u shërbente të tjerëve.

Në tetor 1992, ndërkohë që ishte në Londër të Anglisë, duke mësuar anglisht dhe duke marrë arsimim, ai u takua me misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Misionarët, njëri prej të cilëve ishte i vetmi misionar në Londër që e kishte frëngjishten gjuhën amtare, i dha Plakut Guri një kopje të Librit të Mormonit në frëngjisht.

Ai filloi ta lexonte librin dhe shpejt mori dëshmi për vërtetësinë e tij. Kur një dyshe e re misionarësh erdhi në apartamentin e tij pak muaj më vonë, ai u bashkua me Kishën. “Më kujtohet që isha shumë i lumtur”, – tha ai.

Gëzimi i tij u rrit ndërkohë që misionarët i mësuan rreth priftërisë. “Ata shpjeguan kuptimin e priftërisë dhe se si mund ta përdorja atë që t’u shërbeja njerëzve të tjerë. Për mua, ajo ishte një ëndërr e bërë realitet”, – tha Plaku Gudi. “Isha shumë i lumtur.”

Dalébé Martin Guri iu lindi Joro Moris Gurit dhe Bame Odet Gabit më 30 janar 1964. Ai u rrit në një fshat të quajtur Lehipa dhe në qytetet e Oumes dhe Ganjoas. Ai u martua me Ruth Simone Keningtonin në Tempullin e Londrës në Angli më 8 prill 1995. Ata jetojnë në Abixhan të Bregut të Fildishtë dhe kanë katër fëmijë.

Plaku Guri mori diploma universitare për mësimdhënie nga CAFOP de Man (Animation and Educational Training Centers) [Qendra Trajnimi për Animacion dhe Arsimim] në vitin 1988 dhe për inxhinieri mekanike nga Universiteti i Pjesës Jugore të Londrës në vitin 1997. Ai ka punuar si mësues në një shkollë fillore, si inxhinier disenjator, përgjegjës projektesh me përvojë dhe zëvendësdrejtor projekti për Kameronin, përgjegjës i përgjithshëm i veprimeve operative në Nigeri për OneSubsea Services dhe përgjegjës për veprimet operative të vendit për Schlumberger‑in. Kohët e fundit Plaku Guri punoi për Kishën si udhëheqës dhe bashkërendues i përkrahjes së anëtarëve.

Ai po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën e Afrikës Perëndimore në kohën kur mori thirrjen. Më parë shërbeu si president i Misionit të Beninit, Kotonu, peshkop, këshilltar në peshkopatë, president dege dhe president i kuorumit të pleqve.

Shtyp në Letër