Liahona
Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj
Maj 2024


“Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj”, Liahona, maj 2024.

Lajme të Kishës

Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj

Gjatë sesionit të pasdites të së dielës në konferencën e përgjithshme të prillit 2024, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi 15 tempuj të rinj. Shihini vendndodhjet e tempujve në fjalimin e tij te faqja 122.

Tempujt vijues janë përkushtuar ose ripërkushtuar që nga konferenca e përgjithshme e fundit në tetor 2023:

  • Tempulli i Mek‑Allënit në Teksas (SHBA) u përkushtua më 8 tetor 2023.

  • Tempulli i Fedhër‑Rivërit në Kaliforni (SHBA) u përkushtua më 8 tetor 2023.

  • Tempulli i Bangkokut në Tajlandë u përkushtua më 22 tetor 2023.

  • Tempulli i Okinavës në Japoni u përkushtua më 12 nëntor 2023.

  • Tempulli i Seint‑Xhorxhit në Jutë (SHBA) u ripërkushtua më 10 dhjetor 2023.

  • Tempulli i Los‑Olivosit në Limë të Perusë u përkushtua më 14 janar 2024.

  • Tempulli i Oremit në Jutë (SHBA) u përkushtua më 21 janar 2024.

  • Tempulli i Red Klifsit në Jutë (SHBA) u përkushtua më 24 mars 2024.

Tempulli i Mantit në Jutë (SHBA) u ripërkushtua më 21 prill. Tempulli i Urdanetës në Filipine u përkushtua më 28 prill.

Punimet e ndërtimit filluan për tempujt vijues: Tempulli i Modestos në Kaliforni (SHBA), Tempulli i Fort‑Uorthit në Teksas (SHBA), Tempulli i Kaoshiungut në Tajvan, Tempulli i Noksvillit në Tenesi (SHBA), Tempulli i San‑Luis‑Potosit në Meksikë.

Shtyp në Letër