Mbështetjate Vetja
Partnerët në Veprim


“1: Partnerët në Veprim”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“1: Partnerët në Veprim”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Partnerët në Veprim

Dobia e Partnerëve në Veprim

Lexoni:

Me ndihmën e të tjerëve, ju mund të kryeni gjëra të mëdha. Për shembull, misionarët kanë shokë ose shoqe shoqëruese për përkrahje. Në grupet tona, ne kemi partnerë në veprim. Partnerët në veprim do ta ndihmojnë njëri‑tjetrin që t’i mbajnë zotimet:

  • Duke e marrë në telefon, duke i dërguar mesazh me celular apo duke e vizituar njëri‑tjetrin gjatë javës.

  • Duke folur rreth asaj që mësuam në mbledhjen e grupit.

  • Duke e nxitur njëri‑tjetrin që të mbajnë zotimet.

  • Duke u këshilluar së bashku rreth sfidave.

  • Duke u lutur për njëri‑tjetrin.

Diskutoni:

Si ju ka ndihmuar një person tjetër për të arritur diçka të vështirë në të shkuarën?

Lexoni:

Të qenit partner në veprim nuk është gjë e vështirë apo që kërkon shumë kohë. Për ta filluar bashkëbisedimin ju mund të pyetni:

  • Çfarë ju pëlqeu nga mbledhja jonë e fundit e grupit?

  • Çfarë gjërash të mira ju kanë ndodhur gjatë kësaj jave?

  • Si e keni përdorur parimin nga Themeli Im këtë javë?

Pjesa më e rëndësishme e diskutimit do të jetë të ndihmoni njëri‑tjetrin për të mbajtur zotimet. Ju mund të pyetni:

  • Si po veproni me zotimet tuaja?

  • Nëse nuk i keni mbajtur disa prej tyre, a keni nevojë për ndihmë?

  • Si mund t’i përkrah më së miri përpjekjet tuaja?