“3: Raportoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“3: Raportoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Raportoni – Koha Maksimale: 15 Minuta
Hapi 1: Vlerësoni me Partnerin Tuaj në Veprim (5 minuta)
Gjeni disa minuta kohë për të menduar se si keni ecur me zotimet tuaja javën e kaluar. Vizatoni një rreth përqark ngjyrës që përfaqëson mënyrën se si u ndiet se ecët me secilin zotim. Për shembull, rrethi i kuq nënkupton që u përpoqët shumë pak, rrethi i verdhë përfaqëson disa përpjekje dhe rrethi i gjelbër është për përpjekje të konsiderueshme. Tregojani vlerësimin vetjak partnerit tuaj në veprim.
Hapi 2: Tregojani Përvojat Tuaja Grupit (5 minuta)
Si grup, tregojini gjërat që mësuat javën e kaluar ndërkohë që punonit me zotimet tuaja. Pyetjet më poshtë mund të ndihmojnë për diskutimin.
Hapi 3: Zgjidhni Partnerë në Veprim (5 minuta)
Zgjidhni një partner në veprim nga grupi për këtë javë që vjen. Në rastin ideal, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të familjes.
Gjeni dy minuta kohë për t’u takuar me partnerin tuaj në veprim. Njihuni dhe diskutoni se si do të viheni në kontakt me njëri-tjetrin gjatë gjithë javës.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Mbani shënim se si dhe kur do të viheni në kontakt me njëri-tjetrin këtë javë.
Diel |
Hën |
Mar |
Mër |
Enj |
Pre |
Shtu |
---|---|---|---|---|---|---|
Diel | Hën | Mar | Mër | Enj | Pre | Shtu |