“10: Zotohuni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“10: Zotohuni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Zotohuni – Koha Maksimale: 5 Minuta
Çdo javë ne bëjmë zotime. Përgjigjja juaj te pjesa “Përsiatni” mund të bëhet zotimi juaj vetjak për javën. Ndonëse kjo është mbledhja jonë e fundit, ju mund të vazhdoni të bëni zotime për ta zhvilluar ripërtëritjen tuaj emocionale. Lexojini zotimet vijuese. Vendosni se për cilat nga zotimet e mëposhtme do të zotoheni. Ju lutemi, lexojeni me zë të lartë secilin prej zotimeve tuaja. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja dhe pastaj nënshkruani më poshtë.
Zotimet e Mia |
---|
Zotimet e Mia A Do të caktoj një datë për ta frekuentuar tempullin, ose nëse nuk e kam një rekomandim tempulli, për ta ripërtërirë rekomandimin tim apo për t’u përgatitur që të marr ordinancat e mia të tempullit. |
Zotimet e Mia B Do të shkruaj një gjë për të cilën jam mirënjohës/e çdo ditë dhe do ta falënderoj Perëndinë për atë gjë. |
Zotimet e Mia C Do të punoj me zotimin tim vetjak nga pjesa “Përsiatni”. |
Zotimet e Mia D Do t’ia tregoj atë që mësova familjes ose miqve. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim