Mbështetjate Vetja
Përsiatni


“2: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“2: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni citimin dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.

“Përqendrimi ynë duhet të ngulitet te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij. Kërkon një përpjekje të madhe mendore që të shohësh tek Ai në çdo mendim. Por kur ne e bëjmë këtë, dyshimet tona dhe frika jonë largohen” (Rasëll M. Nelson, “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 41).

Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?

Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)

Ide për Zotim:

  • Të plotësoj “Skemën Mbajtja Nën Kontroll e të Menduarit” (te pjesa “Zotohuni”).

  • Të ushtrohem për të sfiduar gabimet në mënyrën e të menduarit me mendime përtëritëse.

  • Të përcaktoj modele të të menduarit të pasaktë me të cilat të mund të punoj.

  • T’i lutem dhe ta pyes Atin Qiellor me çiltërsi për mënyrën se si ndihet rreth meje.