Mbështetjate Vetja
Mësoni


“2: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“2: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Mendimet Tona Ndikojnë tek Emocionet Tona

Lexoni:

Mendimet tuaja janë të rëndësishme. Mënyra se si flisni për veten tuaj dhe mënyra se si mendoni për gjërat, ndikojnë te mënyra se si ndiheni dhe se sa të qëndrueshëm mund të jeni. Mendimet tuaja luajnë gjithashtu një rol të madh te mënyra se si ndërveproni me të tjerët dhe se si e perceptoni botën rreth jush. Shkrimet e shenjta na mësojnë: “Ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai” (Fjalët e Urta 23:7).

Duke e ditur se sa shumë fuqi kanë mendimet tuaja tek emocionet tuaja, Shpëtimtari si edhe kundërshtari kërkojnë të ndikojnë te mendimet tuaja. Shpëtimtari na kërkon të “sh[ohim] tek [Ai] në çdo mendim” me besim, pa dyshuar ose pa pasur frikë (Doktrina e Besëlidhje 6:36).

Shikoni:

A Jam Mjaftueshëm i Mirë?”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [03:28].

3:33

Diskutoni:

Si ju kujton se jeni mjaft të mirë kjo mënyrë kur “shihni tek [Shpëtimtari] në çdo mendim”?

2. Dallimi i Modeleve të të Menduarit të Pasaktë

Lexoni:

Ne mund ta gjejmë veten shpesh duke i përqendruar mendimet tona tek ajo që është e gabuar ose negative. Modelet e të menduarit të pasaktë mund të na shtyjnë të shohim rezultatet më të këqija të mundshme të një situate. Këto mendime të shtrembëruara na bëjnë që të ndihemi keq rreth vetes sonë dhe të tjerëve. Të gjithë ne përjetojmë mendime negative, por nganjëherë ngecim tek ato dhe nuk e kuptojmë modelin e të menduarit të pasaktë dhe se si ai po e lëndon shëndetin tonë emocional. Lexojeni listën “Modele të Zakonshme të të Menduarit të Pasaktë” dhe pastaj diskutoni pyetjen që vjen pas listës. Merrni parasysh të përcaktoni një ose dy nga këto modele të të menduarit që i përdorni më shpesh.

Modele të Zakonshme të të Menduarit të Pasaktë

Modele të Menduari

Shpjegimi

Shembulli

Modele të Menduari

Mendimi “Gjithçka ose Asgjë”

Shpjegimi

Ta shohësh diçka ose dikë me mendimin “gjithçka mirë” ose “gjithçka keq”. Kërkoni fraza me fjalët si gjithmonë dhe kurrë.

Shembulli

“Unë them gjithmonë gjënë e gabuar.”

Modele të Menduari

Etiketimi i Gabuar

Shpjegimi

Të marrësh diçka që ndodhi dhe të bësh një deklaratë të përgjithshme ose të pasaktë.

Shembulli

“Marrëdhënia përfundoi, kështu që nuk jam i mirë sa duhet.”

Modele të Menduari

Nxjerrja e Përfundimeve të Menjëhershme

Shpjegimi

Të interpretosh mendimet e të tjerëve ose të hamendësosh rezultatin më të keq të mundshëm.

Shembulli

“Vë bast që të gjithë po qeshin me mua.”

Modele të Menduari

Personalizimi

Shpjegimi

Të fajësosh veten ose dikë tjetër për një situatë që në të vërtetë përfshiu shumë faktorë.

Shembulli

“Ata nuk më morën në telefon, kështu që duhet të jenë të zemëruar me mua.”

Modele të Menduari

Arsyetimi Emocional

Shpjegimi

Ta gjykosh një situatë bazuar te mënyra se si ndihesh.

Shembulli

“Ndihem fajtor/e. Duhet të kem bërë ndonjë gjë të keqe.”

Modele të Menduari

Përgjithësimi i Tepruar

Shpjegimi

Ta përjetosh një përvojë dhe ta përgjithësosh atë për të gjitha përvojat.

Shembulli

“Nuk dola mirë në këtë detyrë, prandaj përse duhet të qëndroj në klasë?”

Modele të Menduari

Filtri i Mendimeve Negative

Shpjegimi

Të përqendrohesh te një hollësi negative dhe të mbetesh aty.

Shembulli

“Duket sikur sot nuk shkoi asgjë mirë. Ishte thjesht dështim pas dështimi.”

Modele të Menduari

Zhvleftësimi i të Menduarit Pozitiv

Shpjegimi

Të mos pranosh asnjë përvojë pozitive, sepse nuk e ndien se kanë vlerë.

Shembulli

“S’ka rëndësi nëse vajza ime hëngri mëngjes. Ajo pati shpërthime inati gjatë gjithë ditës!”

Modele të Menduari

Zmadhimi i Gjërave

Shpjegimi

T’i ekzagjerosh dobësitë e tua ose t’i krahasosh ato me pikat e forta të të tjerëve.

Shembulli

“Mezi gatuaj darkën për familjen time dhe kur e bëj këtë, ajo as që krahasohet me darkat e saj.”

Modele të Menduari

Deklaratat “Duhet”

Shpjegimi

T’i thoni vetes se si duhet ose nuk duhet të jenë gjërat.

Shembulli

“Nuk duhet t’i kisha ngatërruar gjërat ashtu.”

Diskutoni:

Përse mendojmë nganjëherë në këto mënyra?

3. Përgjigjja ndaj Stimujve

Lexoni:

Një stimul është diçka që shkakton një reagim automatik te mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tona. Stimujt mund të përfshijnë gjërat që shihni, mendoni, ndieni dhe përjetoni. Ato mund të ndikohen nga gjendja juaj shpirtërore, periudha e ditës, niveli i energjisë, marrëdhëniet, vendet, ngjarjet ose situata të tjera. Kur reagimi juaj automatik ndaj një stimuli është i papërshtatshëm, ju mund të mësoni mënyra më të mira se si të përgjigjeni.

Diskutoni:

Në ç’mënyrë të qenit të vetëdijshëm ndaj stimujve tanë na ndihmon të përgjigjemi më mirë ndaj tyre?

4. Krijimi i Modeleve të të Menduarit më të Saktë

Lexoni:

Pasi të përcaktoni modelet e të menduarit të pasaktë, hapi tjetër është të përpiqeni që t’i ndryshoni ato në mendime më të sakta, më të vërteta. Ju mund ta ftoni ndikimin e Shpëtimtarit duke i sfiduar mendimet tuaja dhe duke pyetur nëse janë të vërteta ose jo (shih Gjoni 8:32). Këtu janë disa pyetje që mund t’i përdorni për të sfiduar mendimet tuaja të pasakta:

  • Duke marrë parasysh të gjitha provat, a është mendimi që kam 100 përqind i saktë?

  • A është kjo diçka që Shpëtimtari do të donte që unë të mendoja ose të ndieja?

  • A është ky mendim sipas modelit “gjithçka ose asgjë” – “gjithçka e mirë ose gjithçka e keqe”, “të fitosh ose të humbasësh”, “i vërtetë ose i rremë”?

  • A më ndihmon apo më lëndon të menduarit në këtë mënyrë?

  • Si ndihem kur e kam këtë mendim?

  • Çfarë di për veten time dhe të tjerët që më tregon se kjo nuk është e vërtetë?

  • Çfarë do t’i thosha shokut/shoqes së ngushtë ose dikujt që e respektoja, po t’i mendonte këto gjëra?

Diskutoni:

Përse është e rëndësishme t’i sfidosh gabimet në mënyrën e të menduarit dhe të krijosh mendime më të sakta?

Diskutoni:

Çfarë mund të bëjmë për t’i kujtuar vetes që t’i sfidojmë dhe zëvendësojmë modelet tona të të menduarit të pasaktë me mendime më të sakta?

5. Ndryshimi i të Menduarit Tonë Kërkon Ushtrim

Lexoni:

Hapi i fundit për ndryshimin e mendimeve tona është të ushtrohemi. Kjo kërkon kohë dhe durim.

Ndërkohë që gabimet në mënyrën e të menduarit na lidhin dhe e kufizojnë lumturinë dhe aftësinë tonë për t’u rritur në karakter, sfida ndaj atyre gabimeve në mënyrën e të menduarit dhe zëvendësimi i tyre me mendime më të sakta do të na “bëjë të lirë” (Gjoni 8:32). Krijimi i mendimeve më të sakta do të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit tonë teksa e shohim veten dhe të tjerët në një mënyrë të dobishme.

Këtë javë ju mund të ushtroni modele të të menduarit të shëndetshëm duke plotësuar “Skemën Mbajtja Nën Kontroll e të Menduarit” në fund të këtij kapitulli. Merrni parasysh që ta plotësoni skemën me një pjesëtar të familjes ose me partnerin tuaj në veprim.