Mbështetjate Vetja
Përsiatni


“4: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“4: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni citimin dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.

“Nuk është edhe aq keq sa mendoni ju nganjëherë. Gjithçka shkon mirë. Mos u shqetëso. Këtë ia them vetes sime çdo mëngjes. Gjithçka do të shkojë mirë. Nëse bëni më të mirën tuaj, gjithçka do të shkojë mirë. Vëreni mirëbesimin tuaj te Perëndia dhe ecni përpara me besim e vetëbesim në të ardhmen. Zoti nuk do të na braktisë. Ai nuk do të na braktisë” (Gordon B. Hinckley, “Excerpts from Addresses of President Gordon B. Hinckley”, Ensign, tetor 2000, f. 73).

Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?

Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)

Ide për Zotim:

  • Të ushtroj planin tim për të ulur stresin dhe ankthin (nga artikulli 4 te pjesa “Mësoni”).

  • Të provoj njërin nga ushtrimet mbi qetësimin te pjesa “Burimet” e kapitullit 4.

  • Të ushtroj ndërgjegjësimin ose praktikën e të jetuarit në të tashmen.