“10: Themeli Im: Merrini Ordinancat e Tempullit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020) “10: Themeli Im: Merrini Ordinancat e Tempullit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale Themeli Im: Merrini Ordinancat e Tempullit – Koha Maksimale: 20 Minuta Përsiatni: Cilat janë disa nga gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju? Shihni: “Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar për “Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi”].) 1:49 Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar. Tregimtari: “Një avion u rrëzua në Florida në një natë të errët në dhjetor. U vranë mbi 100 njerëz. Ai ishte 32 kilometra larg zonës së sigurisë.” Presidenti Diter F. Uhtdorf: “Pas aksidentit, hetuesit u përpoqën të përcaktonin shkakun. Rrota e përparme në fakt ishte shtrirë siç duhej. Aeroplani ishte në kushte mekanike të përkryera. Çdo gjë funksiononte siç duhej – gjithçka përveç një gjëje: një llambe të vetme drite e djegur. Llamba e vogël – me vlerë rreth 20 cent – nisi zinxhirin e ngjarjeve që së fundi çoi në vdekjen tragjike të më tepër se 100 vetëve. Sigurisht, llamba e dritës që nuk ndizej, nuk e shkaktoi aksidentin; ai ndodhi sepse ekuipazhi u përqendrua tek diçka që dukej se kishte rëndësi në atë çast, duke harruar atë që kishte rëndësinë më të madhe. Prirja për t’u përqendruar te gjërat e parëndësishme në kurriz të atyre të thellave u ndodh jo vetëm pilotëve por gjithkujt. Të gjithë jemi në rrezik. … A jepen mendimet dhe zemrat tuaja pas atyre gjërave jetëshkurtra, fluturake që kanë rëndësi vetëm për çastin, apo pas gjërave që kanë më shumë rëndësi?” (Shih “Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Liahona, maj 2009, f. 59, 60.) Diskutoni: Çfarë gjërash të parëndësishme na pengojnë të përparojmë? Si mund të na ndihmojnë ordinancat e ungjillit? Lexoni: Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thëniet nga udhëheqësit e Kishës: “Në ordinancat e saj, fuqia e perëndishmërisë manifestohet” (Doktrina e Besëlidhje 84:20). “Ne do të bënim mirë ta studionim seksionin e 109-të të Doktrinës e Besëlidhjeve dhe ta ndiqnim paralajmërimin e Presidentit [Hauard W.] Hanter për ta ‘vendos[ur] tempullin e Zotit si simbolin e madhërishëm të anëtarësisë [sonë]’” (Kuentin L. Kuk, “Shikojeni Veten Tuaj në Tempull”, Liahona, maj 2016, f. 99). “Përfundimi për të cilin përpiqet fort secili prej nesh, është të na dhurohet fuqi në një shtëpi të Zotit, të vulosur si familje, besnikë ndaj besëlidhjeve të bëra në tempull, të cilat na kualifikojnë për dhuratën më të madhe të Perëndisë – dhuratën e jetës së përjetshme. Ordinancat e tempullit dhe besëlidhjet që bëni atje, janë thelbësore për ta forcuar jetën tuaj, martesën e familjen tuaj dhe aftësinë tuaj për t’u bërë ballë sulmeve të kundërshtarit. Adhurimi juaj në tempull dhe shërbimi juaj atje për paraardhësit tuaj do t’ju bekojnë me zbulesë dhe paqe të shtuar vetjake dhe do ta forcojnë zotimin tuaj për të qëndruar në shtegun e besëlidhjeve” (Rasëll M. Nelson “Teksa Ecim Përpara së Bashku”, revista Liahona, prill 2018, f. 7). Diskutoni: Si mund ta rritë adhurimi në tempull dhe puna për historinë familjare ripërtëritjen tonë emocionale? Zotohuni: Unë do të caktoj një datë për ta frekuentuar tempullin nëse kam një rekomandim tempulli. Nëse nuk kam një rekomandim tempulli, do të caktoj një takim me peshkopin ose presidentin tim të degës që ta ripërtëri rekomandimin tim ose të diskutoj se si të mund të përgatitem për të marrë ordinancat e mia në tempull.