Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Trupi Ynë Është një Dhuratë nga Perëndia


“3: Themeli Im: Trupi Ynë Është një Dhuratë nga Perëndia”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“3: Themeli Im: Trupi Ynë Është një Dhuratë nga Perëndia”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Themeli Im: Trupi Ynë Është një Dhuratë nga Perëndia – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:

Çfarë bekimesh keni marrë nga pasja e një trupi?

Shikoni:

God’s Greatest Creation” [“Krijimi më i Madh i Perëndisë”], në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [02:51]. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar për “God’s Greatest Creation” [“Krijimi më i Madh i Perëndisë”].)

2:47

Krijimi më i Madh i Perëndisë

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar.

Presidenti Rasëll M. Nelson:

dy vajza rrinë shtrirë duke parë qiellin

“Çdokush që i studion funksionimet e trupit njerëzor, me siguri ka ‘parë Perëndinë duke lëvizur në madhështinë dhe fuqinë e tij’ [Doktrina e Besëlidhje 88:47].

Secili sy ka aftësi për ta vendosur automatikisht në fokus atë që sheh. Nervat dhe muskujt kontrollojnë dy sytë që të krijojnë një imazh të vetëm tre dimensional. Secili vesh është i lidhur me dy mekanizma kompakte të krijuara për t’i kthyer valët e tingujve në tone të dëgjueshme.

Zemra juaj është një pompë e pabesueshme. Ajo ka katër valvula delikate që hapen dhe mbyllen më shumë se 100.000 herë në ditë. Mendoni për sistemin mbrojtës të trupit. Ai e percepton dhembjen. Ai prodhon kundërtrupa. Trupi i gjallëron qelizat tona të vjetruara dhe i rregullon nivelet e përbërësve tanë jetësorë.

Cilësitë e shumta të mrekullueshme të trupit tuaj vërtetojnë ‘natyrë[n tuaj] hyjnore’ [2 Pjetër 1:4]. Apostulli Pal e përshkroi atë si një ‘tempull [të] Perëndisë’ [1 Korintasve 3:16]. Si ishte e mundur kjo? Ngaqë trupi është tempulli i shpirtit tuaj. Dhe, mënyra si e përdorni trupin tuaj, ndikon shpirtin tuaj. Perëndia është Ati i shpirtrave tanë. Ne jemi pjesë e qëllimit të Tij hyjnor. Kur Ai na krijoi si trupa fizikë, ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Zhvillimi i shpirtit ka pasoja të përjetshme. Kur e njohim me të vërtetë natyrën tonë hyjnore, atëherë ne do t’i kontrollojmë orekset tona. Ne do t’i përqendrojmë sytë tanë te pamjet, veshët tanë te tingujt dhe mendjen tonë te mendimet, që janë meritë e krijimit tonë fizik si një tempull i Atit tonë në Qiell. Për këto dhurata fizike, falë i qoftë Perëndisë!”

Diskutoni:

Si na ndihmon pasja e një trup fizik për të na përgatitur që të bëhemi si Ati ynë Qiellor?

Lexoni:

Thëniet vijuese nga udhëheqësit e Kishës:

“Për shkak se një trup fizik është kaq thelbësor në planin e Atit për lumturinë dhe zhvillimin tonë shpirtëror, Luciferi kërkon ta pengojë përparimin tonë duke na tunduar që t’i përdorim trupat tanë në mënyrë të papërshtatshme” (Dejvid A. Bednar, “Gjithnjë Vigjilentë në Lutje”, Liahona, nëntor 2019, f. 34).

“Siguria juaj shpirtërore në këtë jetë qëndron në atë që kurrë të mos e ndërmerrni hapin e parë joshës për të shkuar atje ku nuk duhet të shkoni dhe të bëni atë që nuk duhet ta bëni. . … [Si qenie njerëzore ne kemi orekse fizike të nevojshme për mbijetesën tonë.] Këto orekse janë absolutisht thelbësore për vazhdimësinë e jetës. Atëherë, çfarë bën kundërshtari? … Ai na sulmon nëpërmjet orekseve tona. Ai na tundon të hamë gjëra që nuk duhet t’i hamë, të pimë gjëra që nuk duhet t’i pimë dhe të dashurojmë ashtu siç nuk duhet të dashurojmë!” (Russell M. Nelson, në “Advice from the Prophet of the Church to Millennials Living in a Hectic World”, 18 shkurt 2018, newsroom.ChurchofJesusChrist.org, [citim edhe te biseda “Gjithnjë Vigjilentë në Lutje”, Liahona, nëntor 2019).

Diskutoni:

Si mund të ndikojë te ripërtëritja jonë emocionale keqtrajtimi i trupit tonë?

Lexoni:

Fragmentet e shkrimeve të shenjta:

“Shpirti do t’i rivendoset trupit dhe trupi shpirtit; po, dhe çdo gjymtyrë dhe nyjë do t’i rivendoset trupit të vet; po, madje asnjë fije floku i kokës nuk do të humbasë; por, të gjitha gjërat do të rikthehen në formën e tyre të përshtatshme dhe të përkryer” (Alma 40:23).

“Dhe [Jezu Krishti] do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji; dhe kjo, që të plotësohet fjala që thotë se ai do të marrë përsipër dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij. … Ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:11–12).

Diskutoni:

Si mund të na forcojë Jezu Krishti që ne ta përballojmë mirë ose madje ta kapërcejmë çfarëdo kufizimi fizik që mund të kemi?

Zotohuni:

Do të zgjedh një mënyrë se si ta trajtoj më mirë trupin tim si një tempull.