“9: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“9: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta
Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni citimin dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.
“Unë jap dëshmi për atë ditë kur të dashurit tanë, të cilët e dinin se kishin paaftësi në vdekshmëri, do të qëndrojnë përpara nesh të përlëvduar dhe të madhërishëm, të përsosur në mënyrë mahnitëse në trup dhe në mendje. Çfarë çasti drithërues do të jetë ai! Nuk e di nëse vërtet do të jemi më të lumtur për veten tonë ngaqë e kemi dëshmuar atë mrekulli, apo më të lumtur për ta ngaqë ata do të jenë tërësisht të përsosur dhe përfundimisht ‘të lirë më së fundi’. Deri në atë orë kur dhurata tërësore e Krishtit të jetë e dukshme për ne të gjithë, le të jetojmë me anë të besimit, të mbahemi fort tek shpresa dhe të jemi ‘të dhembshur [me njëri-tjetrin]’ [1 Pjetër 3:8]” (Xhefri R. Holland, “Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 42).
Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?
Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)