“9: Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020) “9: Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku – Koha Maksimale: 20 Minuta Përsiatni: Si më shpëton mua në të vërtetë humbja e vetvetes në shërbimin ndaj të tjerëve? Shihni: “Sipas Mënyrës së Zotit”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar për “In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”].) 2:2 Në Mënyrën e Zotit Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar. Presidenti Henri B. Ajring: “Parimet në themel të programit të Kishës për mirëqenien, nuk janë vetëm për një kohë apo një vend. Ato janë për të gjitha kohët e për të gjitha vendet. … … Mënyra se si duhet bërë ajo, është e qartë. Ata që kanë grumbulluar më shumë, duhet ta përulin veten për t’i ndihmuar njerëzit nevojtarë. Ata që kanë bollëk, duhet të sakrifikojnë vullnetarisht një pjesë të rehatisë, kohës, zotësive dhe burimeve të tyre për të lehtësuar vuajtjen e njerëzve nevojtarë. Dhe ndihma duhet dhënë në një mënyrë që e rrit fuqinë e marrësve për t’u kujdesur për veten e tyre e më pas të kujdesen për të tjerët. Nëse bëhet kështu, në mënyrën e Zotit, diçka mbresëlënëse mund të ndodhë. Edhe dhënësi edhe marrësi bekohen.” (Përshtatur nga një fjalim i dhënë nga Presidenti Ajring në përkushtimin e Qendrës së Shërbimeve për Mirëqenien në Shugërhauz të Jutës, qershor 2011, ChurchofJesusChrist.org) Presidenti Diter F. Uhtdorf: “Vëllezër e motra, secili prej nesh ka një përgjegjësi prej besëlidhjeve që të jetë i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe të shërbejë ashtu si bëri Shpëtimtari – për të ndihmuar, bekuar dhe ngritur moralisht ata që janë rreth nesh. Shpesh, përgjigjja ndaj lutjes sonë nuk vjen kur jemi në gjunjë, por ndërsa jemi në këmbë, duke i shërbyer Zotit dhe duke u shërbyer atyre që janë rreth nesh. Veprimet vetëmohuese të shërbimit dhe përkushtimit [i pastrojnë] shpirtrat tanë, i heqin luspat nga sytë tanë shpirtërorë dhe hapin pragjet e qiellit. Duke u bërë përgjigjja për lutjen e një tjetri, ne shpesh gjejmë përgjigjen për lutjen tonë.” (“Duke Pritur në Rrugën për Damask”, Liahona, maj 2011, f. 76.) Diskutoni: Si mund t’i hapë pragjet e qiellit në jetën tuaj shërbimi ndaj të tjerëve? Lexoni: Disa njerëz mendojnë se ata e meritojnë atë që të tjerët e kanë tashmë, gjë e cila mund të shkaktojë pakënaqësi. Të tjerë mendojnë se kanë të drejtën për të pasur gjëra që nuk i takojnë. Këto dy kurthe i verbojnë njerëzit që të shohin një të vërtetë thelbësore: të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë. Mëria dhe e drejta për ta pasur diçka mund të mposhten duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve. Lexoni: Fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe thënien nga Presidenti Hinkli që ndërlidhen: “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). “Dhe tani, për hirin … e ruajtjes së një heqjeje të mëkateve tuaja nga dita në ditë, … unë do të doja që ju t’u jepni nga pasuria juaj të varfërve, çdo njeri sipas asaj që ka, në mënyrë që të ushqehen të uriturit, të vishen të zhveshurit, të vizitohen të sëmurët dhe t’u jepni ndihmë atyre qoftë shpirtërisht, ashtu edhe materialisht, sipas nevojave të tyre” (Mosia 4:26). “Kur ju jeni të bashkuar, fuqia juaj është e pakufishme. Ju mund të përmbushni çfarëdo që dëshironi të përmbushni” (Gordon B. Hinckley, “Your Greatest Challenge, Mother”, Ensign, nëntor 2000, f. 97). Lexoni: Thëniet vijuese nga udhëheqësit e Kishës: “Qëllimi i mbështetjes materiale dhe shpirtërore te vetja është që ta sigurojmë veten shpirtërisht dhe materialisht, në mënyrë që t’i ndihmojmë dhe të tjerët që janë në nevojë” (Robert D. Hejls, “Të Vijmë në Vete: Sakramenti, Tempulli dhe Sakrifica e Shërbimit”, Liahona, maj 2012, f. 36). “Kur punojmë së bashku në mënyrë bashkëpunuese, … ne mund të arrijmë çfarëdo gjëje. Kur bëjmë kështu, ne e largojmë dobësinë e një njeriu që qëndron i vetëm, dhe e zëvendësojmë me forcën e shumë njerëzve që shërbejnë së bashku” (Thomas S. Monson, “Church Leaders Speak Out on Gospel Values”, Ensign, maj 1999, f. 118). Zotohuni: Do të veproj sipas planit që bëra për t’i shërbyer dikujt. Krijo një Shënim