Mbështetjate Vetja
Për Ndërmjetësit


“Për Ndërmjetësit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“Për Ndërmjetësit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Për Ndërmjetësit

Ju faleminderit për gatishmërinë tuaj për të shërbyer si ndërmjetës. Në këtë rol, ju do të jeni pjesë e diçkaje të mrekullueshme. Përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në drejtimin e një grupi të vogël individësh që të bëhen më të ripërtërirë emocionalisht, teksa i jetojnë parimet e ungjillit dhe mësojnë zotësi praktike. Nuk keni përse të jeni ekspert dhe nuk jeni përgjegjës për diskutimin që hapin të tjerët; thjesht ndiqni materialet dhe mbështetuni te frymëzimi nga Shpirti dhe grupi.

Ndërmjetësimi i këtij grupi është i ndryshëm nga kurset e tjera të mbështetjes te vetja. Ndërkohë që ky kurs mund të funksionojë për grupe me një numër të ndryshëm pjesëmarrësish, përvoja ka treguar se numri ideal i grupit për këtë kurs është 8 deri në 10 pjesëmarrës. Temat në këtë manual janë të ndjeshme, prandaj shumë pjesëmarrës mund të preken shumë. Nëse ndodh kjo, ju lutemi, jini sa më të kuptueshëm që të mundeni. Shumica e pjesëmarrësve të grupit do të jenë të shpejtë gjithashtu për t’u dhënë përkrahje të tjerëve.

Nëse këto materiale përdoren për grupe të rinjsh e të rejash, rekomandohet që pjesëmarrësit të jenë të paktën 16 vjeç dhe që dy të rritur të jenë të pranishëm. Nëse keni shqetësime rreth sigurisë së një të riu apo të reje për shkak të diçkaje që tregon në mbledhje, ju lutemi, bëjani të ditur prindit ose kujdestarit.

Më poshtë janë disa situata që mund të hasni dhe disa përgjigje të mundshme.

Situata

Përgjigje të Mundshme

Situata

Të treguarit e kalon kohën e përcaktuar.

Përgjigje të Mundshme

Zgjidhni një anëtar të grupit për të mbajtur kohën.

“E vlerësoj faktin sa e rëndësishme është kjo për ty, por nevojitet të vijojmë për të qëndruar brenda kohës.”

Situata

Një pjesëmarrës/e tregon gjatë ose e mbizotëron diskutimin e grupit.

Përgjigje të Mundshme

“Faleminderit për atë që tregove. Kemi nevojë t’u sigurojmë edhe të tjerëve mundësi për të treguar.”

Situata

Një pjesëmarrës/e përdor përshkrim të hollësishëm për një situatë ose një sfidë.

Përgjigje të Mundshme

“Kjo duket si një situatë e vështirë. Dua të të rikujtoj ty dhe ne të gjithëve, se nuk e kemi vërtet kohën ose trajnimin për ta trajtuar atë çështje.”

Përgjigjja ndaj Situatave Sfiduese

Nëse emocionet vijojnë të përshkallëzohen gjatë një mbledhjeje, merrni parasysh të sugjeroni një ndërprerje të shkurtër. Merreni veçmas pjesëmarrësin/en. Mund ta pyetni atë pjesëmarrës/e: “A je mirë? Dukesh shumë i/e mërzitur. A mund të bëj ndonjë gjë për të të ndihmuar?” Ndërmjetësi duhet të kontrollojë që të gjithë pjesëmarrësit të jenë mirë përpara se të largohen nga mbledhja. Nëse pjesëmarrësi/ja bëhet kërcënues/e ose lëndon dikë, i kërkoni personit të largohet, telefononi autoritetet ligjore dhe njoftoni menjëherë udhëheqësit e priftërisë. Njihuni me Orientimet mbi Sigurinë e Shtëpive të Mbledhjeve, të cilat vihen në dispozicion nëpërmjet peshkopit tuaj.

Lexoni:

Ky grup është vetëm për qëllime edukative. Nuk është një terapi grupi apo trajtim profesional për çështjet e shëndetit mendor. Nëse jeni të shqetësuar rreth sigurisë së dikujt në grup, përpiquni t’i ofroni ndihmë atij ose asaj për t’ia mundësuar sigurinë atij personi. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, mund t’ju nevojitet të viheni në kontakt me autoritetet tuaja vendore për t’u siguruar që anëtari/ja e grupit tuaj është i/e sigurt.

BËNI

BËNI

PËRPARA ÇDO MBLEDHJEJE

GJATË ÇDO MBLEDHJEJE

  • Filloni dhe mbaroni në kohë.

  • Fillojeni dhe mbylleni çdo mbledhje me një lutje.

  • Nxiteni çdo njeri që të tregojë nëse dëshiron.

  • Zgjidhni një njeri të matë kohën.

  • Nxitini të gjithë që të marrin pjesë.

  • Jini anëtar i grupit. Bëjini, mbajini dhe raportojini zotimet tuaja.

  • Argëtohuni dhe kremtojeni suksesin.

  • Mirëbesoni dhe ndiqni fletoren e punës.

PAS ÇDO MBLEDHJEJE

  • Vlerësojeni veten duke përdorur tabelën “Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit” (pas kësaj pjese).

  • Vihuni në kontakt me anëtarët gjatë javës dhe nxitini ata.

  • Përditësojeni specialistin e kunjit për mbështetjen te vetja për përparimin e grupit.

MOS BËNI

MOS BËNI

PËRPARA ÇDO MBLEDHJEJE

  • Përgatitni një mësim.

GJATË ÇDO MBLEDHJEJE

  • Jepni mësim apo veproni si eksperti.

  • Flitni më shumë se të tjerët.

  • I përgjigjeni çdo pyetjeje.

  • Jeni qendra e vëmendjes.

  • Uleni në krye të tavolinës.

  • Ngriheni për të ndërmjetësuar.

  • Kapërceni pjesën “Përsiatni”.

  • Jepni opinionin tuaj pas çdo komenti.

  • Ndryshoni ose përmirësoni veprimtaritë.

Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit

Pas çdo mbledhjeje të grupit, shqyrtoni pohimet e mëposhtme. Sa mirë po ia dilni mbanë?

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

1. Çdo njeri merr pjesë në mënyrë të barabartë.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

2. I lë anëtarët e grupit t’u përgjigjen pyetjeve në vend që t’u përgjigjem vetë. Flas më pak se anëtarët e tjerë të grupit.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

3. Ndjek fletoren e punës siç është shkruar dhe i përfundoj të gjitha pjesët dhe veprimtaritë.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

4. Vihem në kontakt me anëtarë të grupit gjatë javës.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

5. E shpreh ngazëllimin dhe dashurinë time për çdo anëtar të grupit.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

6. Qëndroj brenda kohës së rekomanduar për çdo pjesë dhe veprimtari.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

7. Lë kohë për pjesën “Përsiatni” që Fryma e Shenjtë të mund t’i udhërrëfejë anëtarët e grupit.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po ia Dal si Ndërmjetës?

8. Ndihmoj për t’u siguruar që çdo anëtar i grupit që dëshiron, të mund të raportojë për zotimet e veta.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po Ecën Grupi Im?

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po Ecën Grupi Im?

1. Anëtarët e grupit inkurajojnë dhe tregojnë përkrahje për njëri-tjetrin.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po Ecën Grupi Im?

2. Anëtarët e grupit i mbajnë zotimet e tyre.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po Ecën Grupi Im?

3. Anëtarët e grupit po arrijnë rezultate si materiale edhe shpirtërore.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Si po Ecën Grupi Im?

4. Partnerët në veprim vihen në kontakt dhe e nxitin njëri-tjetrin rregullisht gjatë javës.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë