“10: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“10: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta
Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.
“Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos u frikëso, unë të ndihmoj’” (Isaia 41:13).
Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?
Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)