Mbështetjate Vetja
Vazhdoni në Shtegun Tuaj drejt Mbështetjes te Vetja


“10: Vazhdoni në Shtegun Tuaj drejt Mbështetjes te Vetja”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2021)

“10: Vazhdoni në Shtegun Tuaj drejt Mbështetjes te Vetja”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Vazhdoni në Shtegun Tuaj drejt Mbështetjes te Vetja

Lexoni:

Përgëzime! Gjatë 10 javëve të kaluara, ju keni krijuar zakone të reja dhe jeni bërë më të mbështetur te vetja. Zoti do që ju të vazhdoni të ndërtoni mbi këto aftësi dhe të zhvilloni aftësi të reja. Ndërsa lutemi dhe mbajmë vesh, Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë se cilat gjëra në jetën tonë duhet të përmirësojmë.

Zotohuni:

Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë 10 javëve të ardhshme. Shenjojeni kutinë përzgjedhëse kur ta përfundoni secilin veprim:

  • Rishikojini dhe vazhdoni t’i jetoni të 10 parimet dhe zakonet për mbështetjen te vetja te Themeli Im.

  • Tregojuni të tjerëve atë që keni mësuar rreth mbështetjes te vetja. Vazhdoni t’i ndihmoni anëtarët e grupit tuaj ose propozoni të ndërmjetësoni për një grup të ri të mbështetjes te vetja.

  • Ndërtoni mbi aftësitë tuaja duke marrë pjesë në një grup tjetër të mbështetjes te vetja.

  • Studiojini parimet doktrinore të mbështetjes te vetja më poshtë.

Parimet Doktrinore të Mbështetjes te Vetja

Mbështetja te Vetja Është një Urdhërim

Qëllimi i Zotit Është që të Sigurojë për Shenjtorët e Tij dhe Ai e Ka të Gjithë Pushtetin për ta Bërë Këtë

Materialja dhe Shpirtërorja Janë Një

Doktrina e Besëlidhje 78:13–14; Moisiu 2:27–28

Doktrina e Besëlidhje 104:15; Gjoni 10:10; Mateu 28:18; Kolosianëve 2:6–10

Doktrina e Besëlidhje 29:34; Alma 34:20–25

Lexoni:

“Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, pasi ju të keni hyrë në këtë shteg …, unë do t’ju pyesja nëse gjithçka është bërë? Vini re, unë ju them juve, Jo; pasi ju nuk keni arritur deri këtu përveçse me anë të fjalës së Krishtit, me besim të patundur në të, duke u mbështetur tërësisht në meritat e atij që është i fuqishëm të shpëtojë. … Ju duhet të shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht” (2 Nefi 31:19–20).

“Zoti kujdeset mjaftueshëm për ne sa të na japë drejtim për të shërbyer dhe mundësinë për ta zhvilluar mbështetjen te vetja. Parimet e Tij janë të qëndrueshme dhe kurrë nuk ndryshojnë” (Marvin J. Ashton, “Give with Wisdom That They May Receive with Dignity”, Ensign, nëntor 1981, f. 91).