Mbështetjate Vetja
Përsiatni


“1: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“1: Përsiatni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta

Individualisht mendoni rreth asaj që keni mësuar sot, dhe merrni parasysh se çfarë do të donte Perëndia të bënit. Lexojeni citimin dhe shkruajini përgjigjet tuaja për pyetjet më poshtë.

“Nëpërmjet besimit tuaj, Jezu Krishti do ta rritë aftësinë tuaj për të zhvendosur male në jetën tuaj ndonëse sfidat tuaja vetjake mund të përvijohen po aq të larta sa mali i Everestit” (Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102).

Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?

Çfarë është një gjë që do ta bëj si rrjedhojë e asaj që mësova sot? (Ky mund të jetë zotimi juaj vetjak për javën. Nëse nuk ju vjen ndërmend një zotim, më poshtë janë renditur disa ide të mundshme.)

Ide për Zotim:

  • Të lexoj nga Libri i Mormonit çdo ditë.

  • Ta tregoj besimin tim duke e frekuentuar Kishën dhe duke marrë sakramentin.