Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Përdoreni Kohën me Mençuri


“4: Themeli Im: Përdoreni Kohën me Mençuri”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“4: Themeli Im: Përdoreni Kohën me Mençuri”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Themeli Im: Përdoreni Kohën me Mençuri – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:

Përse koha është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë?

Shihni:

Dhurata e Kohës”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [02:27]. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar për “The Gift of Time” [“Dhurata e Kohës”].)

2:31

Dhurata e Kohës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, zgjidhini rolet dhe lexojeni këtë skenar.

grua duke buzëqeshur

Kofi: Përshëndetje, motra Benkozi. Si je?

Motra Benkozi: A je mirë, Kofi?

Kofi: O, motra Benkozi. Jam kaq i zënë. Duhet të punoj dhe të shërbej e ta ndihmoj familjen time … dhe pastaj kam edhe futbollin. Nuk kam kohë!

Motra B.: Kofi, ti ke gjithë kohën në dispozicion.

Kofi: Çfarë?

Motra B.: Biri im, Perëndia na ka dhënë një dhuratë të madhërishme – kohën tonë. Ne me të duhet të bëjmë atë që ka më shumë rëndësi.

Kofi: Po si, motra Benkozi? Ti gjithnjë ke bërë kaq shumë gjëra. Ia ke dalë mbanë me familjen tënde, me biznesin tënd. Ti u ke shërbyer shumë njerëzve dhe i ke bekuar ata, përfshirë mua. Nuk e di se si ia del.

Motra B.: Dëshiron vërtet ta dish? Nëse do të ulesh e dëgjosh, do të ta tregoj sekretin tim.

Çdo mëngjes unë ngrihem përpara lindjes së diellit. Vishem dhe laj fytyrën e duart e mia.

I lexoj shkrimet e shenjta. Pastaj bëj një listë me ato që duhet të bëj atë ditë.

Mendoj se kujt mund t’i shërbej. Lutem për të ditur vullnetin e Perëndisë. Dhe mbaj vesh.

Ndonjëherë, emrat ose fytyrat e njerëzve më vijnë në mendje. I shtoj ata në listën time.

Kofi: A është kjo mënyra se si ti e di gjithnjë saktësisht se kush ka nevojë për shërbimin tënd?

Motra B.: Po, Kofi. Dhe unë lutem për forcë e urtësi. Unë lutem që Perëndia ta “shenjtërojë kryerj[en time]”. Ajo thuhet te 2 Nefi 32.

Unë e falënderoj Atë. Premtoj se do të bëj më të mirën time. I kërkoj që Ai të bëjë atë që unë nuk mundem.

Pastaj e hedh vështrimin te lista ime. Vë një 1-sh pranë gjësë më të rëndësishme, pastaj një 2-sh.

Kofi: Si i di përparësitë?

Motra B.: Unë dëgjoj kur lutem! Pastaj shkoj të punoj. Vështroj numrin 1 dhe përpiqem ta bëj të parin, pastaj numrin 2.

Ndonjëherë gjërat ndryshojnë. Fryma e Shenjtë më thotë të bëj diçka tjetër. Ajo është gjë e mirë.

Unë punoj shumë fort, por kam paqe. E di se Perëndia do të më ndihmojë.

Prandaj, me listën time dhe Shpirtin, unë bëj atë që ka rëndësi, Kofi.

Kofi: Kjo duket e thjeshtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë.

Motra B.: Ke të drejtë! Kur më në fund përgatitem për të fjetur, unë lutem. I raportoj Atit Qiellor. I tregoj Atij se si shkoi dita. I bëj pyetje. E pyes se çfarë mund të bëj më mirë. Mbaj vesh. Shpesh e ndiej dashurinë e Tij. E di se Ai e lartëson atë që përpiqem të bëj. Më pas kam paqe, Kofi, dhe fle.

Kofi: Ajo është gjë e mirë, mama Benkozi. Unë e dëshiroj këtë paqe. Dëshiroj ta përdor kohën time. Dëshiroj të punoj e të shërbej më mirë.

Diskutoni:

Çfarë mësuat nga motra Benkozi në këtë material filmik?

Lexoni:

Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thëniet nga udhëheqësit e Kishës:

“Pasi vini re, kjo jetë është koha për njerëzit që të përgatiten të takohen me Perëndinë; po, vini re, dita e kësaj jete është dita për njerëzit që të kryejnë punët e tyre” (Alma 34:32).

“Koha është gjithë fondi i kapitalit që gjendet këtu në tokë. … Nëse përdoret siç duhet, ajo sjell atë çfarë do ta shtojë ngushëllimin, volinë dhe kënaqësinë tuaj. Le ta marrim parasysh këtë e të mos rrimë më ulur duarkryq, duke e çuar kohën dëm” (Brigham Young, në Discourses of Brigham Young, përzgj. John A. Widtsoe [1954], f. 214).

“Ne mund të mposhtemi lehtë nga rutina dhe çështjet e rëndomta të vdekshmërisë. Të fjeturit, të ngrënit, të veshurit, të punuarit, të luajturit, të ushtruarit dhe shumë veprimtari të tjera të zakonshme janë të nevojshme dhe të rëndësishme. Por, përfundimisht, ajo çka ne bëhemi është rrjedhojë e njohurisë sonë dhe e gatishmërisë për të mësuar nga Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë; ajo nuk është thjesht shuma e përgjithshme e kërkimit tonë të përditshëm gjatë gjithë jetës” (Dejvid A. Bednar, “Premtimet e Çmueshme dhe Shumë të Mëdha”, Liahona, nëntor 2017, f. 93).

Zotohuni:

Do t’i ushtroj këto hapa çdo ditë për ta përdorur kohën time me më shumë mençuri dhe do t’ia raportoj çdo natë Atit Qiellor në lutjet e mia.