Mbështetjate Vetja
Mësoni


“1: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“1: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Çfarë Është Ripërtëritja Emocionale?

Lexoni:

Për t’u bërë si Shpëtimtari, çdokujt do t’i nevojitet të përballet me sfida dhe vështirësi gjatë kësaj jete. Përballja me sukses me sfidat e jetës kërkon që të kemi besim te Jezu Krishti dhe ripërtëritje emocionale. Ripërtëritja emocionale është:

  • Aftësia për t’u përshtatur me sfidat emocionale me kurajë dhe besim të përqendruar te Jezu Krishti.

  • Të ndihmoni veten dhe të tjerët sa më mirë që të mundeni.

  • Të kërkoni ndihmë të mëtejshme kur është e nevojshme.

Ky kurs është hartuar që t’ju forcojë shpirtërisht dhe t’ju mësojë disa zotësi bazë për përballjen me sfidat dhe zhgënjimet e jetës. Ju do të mësoni gjithashtu nga përvojat dhe ndihma e pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Përsiatni:

Pyeteni veten, përse doni të jeni më të ripërtërirë emocionalisht? Shkruajeni përgjigjen tuaj më poshtë.

2. Pranimi i Sfidave si Pjesë e Planit të Perëndisë për Ne

Lexoni:

Si Ati i shpirtrave tanë, Perëndia është i përkryer, ka gjithë fuqinë dhe i di të gjitha gjërat. Ai e do secilin prej nesh dhe përparimi ynë është vepra dhe lavdia e Tij. Plani i Tij për ne është që të rritemi në karakter dhe të ndryshojmë derisa të bëhemi si Ai. Ai na lejon që të sfidohemi dhe nëse përgjigjemi me besim, Zoti do të na forcojë dhe do të na ndihmojë të rritemi në karakter që të bëhemi më shumë si Ai. Të qenit i ripërtërirë emocionalisht na ndihmon të jemi të duruar dhe të rritemi në karakter prej këtyre sfidave.

“Asnjë dhembje që vuajmë, asnjë sfidë që përjetojmë nuk shkon dëm. Ajo i shërben edukimit tonë, zhvillimit të cilësive të tilla si durimi, besimi, qëndresa dhe përulësia. Gjithçka që vuajmë dhe gjithçka që e durojmë, veçanërisht nëse i qëndrojmë asaj me durim, ndërton karakterin tonë, dëlir zemrën tonë, zgjeron shpirtin tonë dhe na bën më të butë e më bamirës … dhe ndodh përmes hidhërimit dhe vuajtjes, mundimit dhe fatkeqësisë, që ne e fitojmë atë edukim të cilin erdhëm ta marrim këtu” (Elder Orson F. Whitney, siç citohet te Spencer W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 98).

Shikoni:

Ai po Ndërton një Pallat”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [01:19].

1:25

Diskutoni:

Si ju kanë ndihmuar përvojat sfiduese në jetën tuaj për t’u rritur në karakter?

3. Përdorimi i Lirisë së Zgjedhjes për të Vepruar me Përgjegjshmëri

Lexoni:

Edhe kur ndodhin gjëra të këqija rrotull nesh, ne prapë na duhet të zgjedhim se si të përgjigjemi. Marrja e përgjegjësisë për mënyrën se si reagojmë, edhe kur përballemi me sfida, sjell paqe dhe fuqi.

“Si bij e bija të Atit tonë Qiellor, ne jemi bekuar me dhuratën e lirisë morale të zgjedhjes, aftësinë për veprim dhe zgjedhje të pavarur. Të pajisur me lirinë e zgjedhjes, ju dhe unë jemi [vetëveprues] dhe në radhë të parë jemi për të vepruar dhe [jo thjesht të veprohet mbi ne]. Të besosh që dikush ose diçka mund të na bëjë të ndihemi të fyer, të mërzitur, të lënduar, ose të hidhëruar, e zvogëlon lirinë tonë morale të zgjedhjes dhe na shndërron në objekte [mbi të cilat veprohet]. Megjithatë, si [vetëveprues], ju dhe unë kemi fuqinë që të veprojmë dhe të zgjedhim se si ne do t[ë] përgjigjemi” (Dejvid A. Bednar, “And Nothing Shall Offend Them”, Liahona, nëntor 2006, f. 90 dhe “Dhe nuk Ka Asgjë që Mund t’i Rrëzojë”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 121).

Sfidat ose ndryshimet e papritura mund të duken të padrejta. Ne mund të tundohemi për t’u përgjigjur në mënyra që janë jofrytdhënëse dhe jo të ngjashme me të Krishtit:

  • Ua vëmë fajin të tjerëve

  • Nxjerrim justifikime

  • Rebelohemi

  • Ankohemi

  • Gjejmë gabime

  • Dyshojmë

  • Heqim dorë

  • I zvarritim gjërat

  • Zemërohemi

  • Ndiejmë keqardhje për veten

  • E lejojmë frikën të sundojë

  • Justifikojmë veten

Të bërit të ripërtërirë emocionalisht përfshin njohjen e këtyre përgjigjeve brenda vetes dhe përdorimin e lirisë sonë të zgjedhjes për të zgjedhur një përgjigje më të përshtatshme.

Diskutoni:

Kur e keni përdorur lirinë tuaj të zgjedhjes për të vepruar me përgjegjshmëri? Si ju ndihmoi ajo?

Shikoni:

Male për t’i Ngjitur”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [05:05].

5:10

Diskutoni:

Pavarësisht nga sfidat e tyre, çfarë bënë individët te materiali filmik për ta lejuar Zotin që t’i ndihmonte?

Lexoni:

“Të kesh besim te Jezu Krishti do të thotë që të mirëbesosh se për shkak të flijimit të Tij shlyes, Ai do t’i korrigjojë të gjitha padrejtësitë, do të rivendosë të gjitha gjërat e humbura dhe do t’i ndreqë të gjitha gjërat e thyera, përfshirë dhe zemrat. Ai do t’i rregullojë të gjitha gjërat, pa anashkaluar as edhe një hollësi” (Lynn G. Robbins, “Be 100 Percent Responsible” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 22 gusht 2017], speeches.byu.edu).

Diskutoni:

Si mund të na ndihmojë besimi te Jezu Krishti që t’i përballojmë mirë sfidat?

4. Bekimet e Ndryshimit

Lexoni:

“Një herë apo një tjetër, ne të gjithë kemi dëgjuar ndonjë formulim të thënies së njohur: ‘Nuk ka asgjë që të jetë aq e vazhdueshme sa ndryshimi’. Gjatë gjithë jetës tonë, ne duhet të përballemi me ndryshimin. Disa ndryshime janë të mirëpritura, disa jo. Ka ndryshime në jetën tonë, të cilat janë të befasishme, të tilla si vdekja e papritur e një njeriu të dashur, një sëmundje e paparashikuar, humbja e një pasurie që e ruanim si thesar. Por shumica e ndryshimeve ndodhin lehtësisht dhe ngadalë” (Tomas S. Monson, “Të Gjejmë Gëzim në Udhëtim”, Liahona, nëntor 2008, f. 84).

Zoti na siguron që nëse e përulim veten para Tij, Ai mund të na ndihmojë që të ndryshojmë për mirë. “Dhe në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, unë do t’u tregoj atyre dobësinë e tyre. Unë u jap njerëzve dobësi, që ata të jenë të përulur dhe hiri im është i mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që përulen para meje; pasi në qoftë se ata përulen para meje dhe kanë besim tek unë, atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta” (Ethëri 12:27).

5. Shprehja e Mirënjohjes Çdo Ditë

Lexoni:

Gjatë këtyre mbledhjeve në grup, një nga zotimet tuaja çdo javë do të përfshijë mbajtjen shënim të së paku një gjëje për të cilën jeni mirënjohës/e çdo ditë. Shprehja e mirënjohjes nuk do të thotë se ju i mohoni ose i shpërfillni ndjenjat e dhembjes apo shkurajimit. Do të thotë që ju i vlerësoni bekimet që Ati Qiellor ju ka dhënë. Për shembull, mund të jetë kur dikush ishte dashamirës me ju ose kur e vlerësuat diçka që patë, nuhatët, dëgjuat, prekët ose shijuat.

Shikoni:

Mirënjohës në Çdo Rrethanë”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [01:06].

1:13

Diskutoni:

Kur ju ka ndihmuar mirënjohja ju ose njerëz të tjerë që të përjetoni lumturi?