“1: Themeli Im: Ushtroni Besim te Jezu Krishti”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020) “1: Themeli Im: Ushtroni Besim te Jezu Krishti”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale Themeli Im: Ushtroni Besim te Jezu Krishti – Koha Maksimale: 20 Minuta Përsiatni: Pyeteni veten: “Si më ndihmon besimi te Jezu Krishti për t’i përballuar kohët e vështira?” Shikoni: “Ushtroni Besim te Jezu Krishti”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [01:43]. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar për “Exercise Faith in Jesus Christ” [“Ushtroni Besim te Jezu Krishti”].) 1:51 Ushtroni Besim te Jezu Krishti Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar. Plaku Dejvid A. Bednar: “Ndërmarrja e veprimit është ushtrimi i besimit. Fëmijët e Izraelit po mbajnë arkën e besëlidhjes. Ata vijnë te lumi Jordan. Premtimi është se ata do të kalojnë nga ana tjetër në tokë të thatë. Kur ndahet uji? Kur u lagen këmbët. Ata futen në lumë – veprojnë. Më pas vjen fuqia – uji ndahet. Ne shpeshherë besojmë: ‘Do ta kem këtë kuptueshmëri të përkryer dhe më pas do ta shndërroj atë në ato që bëj’. Do të sugjeroja që ne kemi mjaftueshëm sa për të filluar nga puna. Ne kemi një ndjesi për drejtimin e duhur. Besimi është një parim – parimi – i veprimit dhe i fuqisë. Besimi i vërtetë përqendrohet në dhe te Zoti Jezu Krisht dhe gjithnjë të çon drejt veprimit.” (Shih “Seek Learning by Faith” [“Kërkoni të Mësoni me Anë të Besimit”] [fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 3 shkurt 2006], ChurchofJesusChrist.org/media-library.) Lexoni: Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thëniet nga udhëheqësit e Kishës: “Dhe asnjëherë në ndonjë kohë ndonjë njeri nuk ka bërë mrekulli vetëm pas besimit të tij; prandaj ata në fillim besuan në Birin e Perëndisë” (Ethëri 12:18). “Besimi te Perëndia përfshin besim te qëllimet e Tij si edhe te koha e caktuar prej Tij. Ne nuk mund ta pranojmë plotësisht Atë ndërkohë që nuk e pranojmë kohën e caktuar prej Tij” (Neal A. Maxwell, That Ye May Believe [Salt Lake City: Bookcraft, 1992], f. 84). “Besimi në Jezu Krisht na shtyn të bëjmë gjëra që përndryshe nuk do t’i bënim. Besimi që na nxit të veprojmë, na jep më shumë të drejtë përdorimi të fuqisë së Tij. Ne e rritim gjithashtu fuqinë e Shpëtimtarit në jetën tonë kur bëjmë besëlidhje të shenjta dhe i mbajmë ato besëlidhje me saktësi. Besëlidhjet tona na lidhin me Të dhe na japin fuqi të perëndishme” (Rasëll M. Nelson, “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 41). “Ne mund të ndiejmë gëzim edhe ndërsa kalojmë një ditë të keqe, një javë të keqe apo madje një vit të keq! Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, gëzimi që ndiejmë, ka të bëjë pak me rrethanat e jetës sonë dhe ka të bëjë plotësisht me përqendrimin e jetës sonë. Kur përqendrimi i jetës sonë është te plani i Perëndisë për shpëtim … dhe te Jezu Krishti e ungjilli i Tij, ne mund të ndiejmë gëzim pavarësisht nga ajo që po ndodh – apo nuk po ndodh – në jetën tonë. Gëzimi vjen prej Tij dhe për shkak të Tij. Ai është burimi i të gjithë gëzimit” (Rasëll M. Nelson, “Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2016, f. 82). Diskutoni: Përse besimi është i nevojshëm që Perëndia të na forcojë materialisht, emocionalisht dhe shpirtërisht? Zotohuni: Do të zgjedh një gjë që ta bëj këtë javë për ta forcuar besimin tim te Jezu Krishti.