Mbështetjate Vetja
Mësoni


“4: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“4: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Çfarë janë Stresi dhe Ankthi?

Lexoni:

Stresi dhe ankthi janë pjesë normale të jetës. Këto fjalë përshkruajnë mënyra se si truri dhe trupi ynë i përgjigjen cilësdo kërkese, të tilla si një problemi në punë, një detyre kontrolli në shkollë ose një vendimi të rëndësishëm. Nivele normale të stresit dhe ankthit mund t’ju ndihmojnë të përqendroheni, të arrini synimet tuaja dhe ta mbroni trupin tuaj. Për shembull, nëse keni pak stres rreth punës suaj, ka të ngjarë të shkoni në punë të përgatitur dhe të përqendruar te detyrat tuaja.

Stresi dhe ankthi ndihmojnë për t’ju mbajtur gjallë, por të ndjesh stres dhe ankth shumë shpesh ose për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë probleme të konsiderueshme dhe të çojë në sëmundje mendore. Nëse po përballeni me shumë stres dhe ankth, ju mund të sëmureni shpesh, të keni dhimbje koke, të ndjeheni të zemëruar, të keni ndryshime ekstreme në oreksin tuaj ose të përjetoni një mungesë përqendrimi.

Mund të filloni të ndjeheni të ngarkuar emocionalisht nga puna juaj ose mund të mos doni të shkoni në punë, ngaqë keni frikë se mos ndodh diçka e keqe apo se nuk do të jeni mjaft të mirë. Këto janë shenja se ju po ndieni nivele dëshpërimi ose dobësuese të stresit dhe ankthit.

Stresi dhe ankthi mund të ndikojnë tek aftësia juaj për ta ndier Shpirtin ose ta deformojë kuptueshmërinë tuaj për nxitjet shpirtërore. Motra Reina I. Aburto tha: “Nëse jemi vazhdimisht të trishtuara dhe nëse dhembja jonë e bllokon aftësinë për ta ndier dashurinë e Atit tonë Qiellor dhe Birit të Tij dhe ndikimin e Frymës së Shenjtë, atëherë ne mund të jemi duke vuajtur nga depresioni, ankthi ose një gjendje tjetër emocionale” (“N’Qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!Liahona, nëntor 2019, f. 57).

Ky kapitull përqendrohet tek të mësuarit se si të përballemi më mirë me nivelet normale të stresit dhe ankthit. Ju mund të mësoni të dalloni kur keni shumë stres ose ankth dhe të kërkoni ndihmën e duhur.

Diskutoni:

Si ju ka ndihmuar ose lënduar stresi dhe shqetësimi?

2. Të Kuptojmë Nivelet e Stresit

Lexoni:

Si parametrat te kruskoti i makinës që ju kujtojnë ta ulni ritmin, t’i jepni gaz ose të kontrolloni motorin, simptomat e stresit janë sinjale për t’ju kujtuar që ta ulni ritmin, ta rimbushni “depozitën” tuaj shpirtërore dhe të kërkoni zgjidhje të reja. Ndërsa punoni për ta kontrolluar stresin me efektshmëri, mund t’ju ndihmojë ta kategorizoni stresin në katër nivele të ndryshme. (Shih tabelën në veprimtarinë vijuese.)

Lexoni:

Atyre që iu duket e vështirë për ta përballuar jetën ditë pas dite mund të kenë një problem shëndetësor. Një urgjencë mund të shkaktojë që ju të kaloni papritur në një nivel stresi portokalli ose të kuq. Njerëzit duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë profesionale nëse ndihen se nuk mund t’ia dalin dot ose nëse po përdorin substanca të dëmshme. Ata që kanë mendime vetëvrasëse duhet të shkojnë në urgjencën e spitalit më të afërt dhe të vihen në kontakt me familjarët, një mik/e ose peshkopin e tyre apo një udhëheqës tjetër të Kishës. Shih suicide.ChurchofJesusChrist.org për shërbime telefonike dhe burime të ndihmës.

Cilido në Shqipëri mund të telefonojë në numrin 116 ose të vizitojë faqen e internetit https://alo116.al.

3 . Përdorni Ndërgjegjësimin për të Ulur Stresin

Lexoni:

Stresi dhe modelet e të menduarit të pasaktë mund të mbizotërojnë në mendimet tuaja dhe t’jua deformojnë ato. Vëmendja juaj mund të endet ose mund ta kontrolloni dhe të përqendroheni te çfarëdo gjëje tjetër dhe jo tek ajo që po ndodh rrotull jush.

Ndërgjegjësimi është një zotësi që do t’ju ndihmojë të jeni më të ripërtërirë emocionalisht. Do të thotë t’i kushtosh vëmendje asaj që po të thotë trupi në atë çast. Ai mund të ndihmojë për të ulur stresin dhe ankthin dhe për ta rritur ndjenjën tuaj të mirëqenies dhe vetëbesimit. Ndërgjegjësimi ju ndihmon gjithashtu që të shmangni reagimin e tepruar ose mbingarkesën emocionale nga ajo që po ndodh rrotull jush.

Diskutoni:

Çfarë ju ndihmon të përqendroheni, edhe kur jeni të stresuar?

Përsiatni:

Në një shkallë nga 1 deri në 10, sa i/e stresuar po ndihem pikërisht tani?

Diskutoni:

A ju ndihmoi ushtrimi i ndërgjegjësimit që t’i ulni nivelet e stresit?

Këshillë:

Mund ta bëni ushtrimin e ndërgjegjësimit vetë në çfarëdo kohe. Merrni parasysh të mësoni më shumë rreth ndërgjegjësimit dhe teknikave të tjera qetësuese duke përdorur burimet në fund të këtij kapitulli.

4. E Drejta për të Përdorur Fuqinë e Perëndisë

Shikoni:

Drejtohuni tek Ai me Besim”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [03:54].

3:57

Reach Up to Him in Faith

President Russell M. Nelson teaches that just as the woman who was healed by touching the robe of Jesus, we can receive strength and direction by reaching out to Him as well.

Lexoni:

Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim për aftësinë e Krishtit për të na forcuar në çfarëdo situate me të cilën përballemi: “Prandaj Ai i njeh mundimet tona, pikëllimet tona, tundimet tona dhe vuajtjen tonë, sepse Ai me gatishmëri i përjetoi ato të gjitha si një pjesë thelbësore e Shlyerjes së Vet. Dhe për shkak të kësaj, Shlyerja e Tij i jep Atij fuqinë për të na ndihmuar – për të na dhënë forcën për t’i duruar të gjitha. …

… Shlyerja e Shpëtimtarit tonë bën më shumë sesa na siguron për pavdekësinë nëpërmjet ringjalljes së të gjithëve dhe na jep mundësinë që të pastrohemi nga mëkati nëpërmjet pendimit dhe pagëzimit. Shlyerja e Tij gjithashtu ofron mundësinë ta thërrasim Atë i cili i ka përjetuar të gjitha lëngatat tona tokësore, për të na dhënë forcën që t’i durojmë barrët e vdekshmërisë. Ai i njeh dhembjet tona dhe na gjendet pranë. Ashtu si Samaritani i mirë, kur Ai na gjen të plagosur buzë rruge, Ai do të na i lidhë plagët dhe do të kujdeset për ne (shih Lluka 10:34). Fuqia shëruese dhe forcuese e Jezu Krishtit dhe Shlyerja e Tij është për të gjithë ne që do t’i kërkojmë” (“Të Forcuar nga Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2015, f. 62, 64).

Diskutoni:

Si mund t’ju ndihmojë gjithmonë të kujtuarit e Shpëtimtarit për t’i mbajtur më mirë nën kontroll stresin dhe ankthin?

5. Mania e Përsosurisë

Lexoni:

Mania e përsosurisë është bindja që nëse nuk jemi të përsosur në çdo gjë, ne jemi një dështim dhe jo aq të mirë për Perëndinë apo dikë tjetër. Megjithatë, ne e dimë se Zoti na ka dhënë dobësi për të na ndihmuar që të mbetemi të përulur dhe të mësueshëm (shih Ethëri 12:27).

Në lidhje me përsosjen, Plaku Xhefri R. Holland dha mësim:

“Shpresa jonë e vetme për përsosje të vërtetë është në pranimin e saj si një dhuratë nga qielli – ne nuk mund ta ‘fitojmë’ atë. Prandaj, hiri i Krishtit na ofron jo vetëm shpëtim nga hidhërimi, mëkati dhe vdekja, por gjithashtu shpëtim nga kritika e vazhdueshme ndaj vetes. …

Vëllezër e motra, secili prej nesh dëshiron një jetë më të mirë si e Krishtit, sesa ajo që shpesh ia dalim të jetojmë. … Nëse e pranojmë këtë gjë me ndershmëri dhe përpiqemi të përmirësohemi, nuk jemi hipokritë; jemi njerëzorë. … Nëse këmbëngulim, atëherë diku në përjetësi përsosja jonë do të jetë e përfunduar dhe e plotë – që është kuptimi i Dhiatës së Re për përkryerjen” (“Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Liahona, nëntor. 2017, f. 41–42).

Lexoni:

Këtu janë katër parime për rritjen e dhembshurisë për veten dhe uljen e manisë së përsosurisë.

  1. Të bëhemi të vetëdijshëm për maninë e përsosurisë në mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona.

  2. T’i sfidojmë ato mendime, ndjenja dhe veprime.

  3. T’i pranojmë gabimet tona si pjesë të jetës dhe të mos kemi frikë për të bërë gabime.

  4. Të zhvillojmë dhembshuri për veten; ta pranojmë dhe ta duam veten, përfshirë edhe papërsosuritë tona.

Shikoni:

Mania e Përsosurisë: A do të Jem Ndonjëherë Mjaft e Mirë”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [03:54].

4:35

Perfectionism: Will I Ever Be Good Enough?

Do you sometimes feel like you’re not good enough for God or anyone else? Chances are you’ve had a bout with perfectionism. Whether you know it or not, God’s Grace reaches everyone—including perfectionists.

Diskutoni:

Në materialin filmik, si u bë Olivia më e dhembshur me veten dhe si e sfidoi ajo maninë e përsosurisë?

Diskutoni:

Çfarë mund të bëjmë për ta përmirësuar përvojën në grupin tonë?

Shënime